16 Shtator 2024, 14:29
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha. Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, Berisha i ka kthyer përgjige kryeministrit Edi Rama se PD-ja në zgjedhjet e përgjithshme do të marrë aq mandatë sa ka marrë në '97. Më tej, Berisha theksoi se do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve.
"Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar. Por një gjë dua të ju garantoj se shtylla më kryesore e sovraniteti të brendshëm të një vendi është ekzistenca e një opozite të pavarur, ose të varur në kushtetutë.
Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike.
Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme," tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 Shtator 2024, 13:53
I.A
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dosjen e SPAK në lidhje me të dhe dhëndërit të...
Politike
16 Shtator 2024, 13:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur edhe një tjetër dokument që është fs...
Politike
16 Shtator 2024, 13:28
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po raporton sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtar...
Politike
16 Shtator 2024, 13:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar SPAK se, ka fshehur dokumentin ku tregon se Edi Rama është...
Politike
16 Shtator 2024, 13:27
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Shorti me gogla përcaktoi ditën e sotme tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Kët...
Politike
16 Shtator 2024, 13:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar SPAK se, kanë shkuar deri aty sa të shpallin Sali Beri...
Politike
16 Shtator 2024, 13:18
M.B
Komisioni
TIRANA- Komisionit të Sigurisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar ironit&e...
Politike
16 Shtator 2024, 13:20
S.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është takuar me minatorët të cilët po protesto...
Politike
16 Shtator 2024, 13:15
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se është miratuar raporti i gjetjeve të auditimit të&nb...
Politike
16 Shtator 2024, 13:10
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve sot është diskutuar projektligji “Për disa shtesa dhe ...