LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama asnjë fjalë për krimin më të rëndë mjedisor në Elbasan, u jep qytetarëve si kocka kokat e drejtorëve të Vlorës

Berisha u shpreh së vetëm në një "parti shtet" ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore.

4 Korrik 2025, 13:46 Nga r.ll
Berisha: Rama asnjë fjalë për krimin më të
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sot dorëheqjet e drejtorëve të bashkisë së Vlorës. Berisha u shpreh së vetëm në një "parti shtet" ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore. Ai tha se nuk ka asnjë tagër kushtetues apo ligjor që kryeministri Edi Rama të ndërhyjë në kompetencat e qeverisë vendosre. 

Lideri i PD-së e cilësoi shkarkimin e drejtorëve në Vlorë një akt tjetër "kokave të turkut". Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha tha se Rama ende nuk nuk ka thënë asnjë fjalë për zjarrin që ka përfshirë prej katër ditësh landfillin e Elbasanit. Kryedemokrati e ka cilësuar djegien e mbetjeve si krimi më i rëndë mjedisor dhe i rrezikshëm i 30 viteve të fundit. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore. Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, siç është karta e Kongresit të Autoritetit Rajonale dhe Lokale. I njohin autonominë e plotë qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, dhe nuk pranojnë kurrë akte të tilla të cilat, ndodhin sot vetëm në Korenë e Veriut dhe ndodhnin dikur në kohërat më të zeza të diktaturës staliniste. Nuk ka asnjë tagër kushtetues, ligjor, as marrëveshje ndërkombëtare, që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore.

Çfarë përfaqësojnë këta elementë? Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i kokave të turkut. Pasi ka dhunuar masivisht zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur në Vlorë, në një gjendje standardesh, të themi higjeno-sanitare, që nuk i ka patur kurrë të tilla, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza, dhe djeg çdo 2 javë qindra tonelata plehra dhe çon helme tek qytetarët e Vlorës, u jep atyre si kocka disa drejtorë, të cilët nuk u tha se çfarë kanë zbatuar apo kundërshtuar të kryetarit të tyre të bashkisë. Të cilët, marirn urdhra nga kryetari i tyre i bashkisë dhe jo kryeministri. Pra, u bë gjithçka për të mbuluar.

Merrni dramën e Elbasanit. Vazhdon djegia e thellë e plehrave tek djegësi i Elbasanit, të cilin Edi Rama ua serviri shqiptarëve si kulmin e suksesit të qeverisjes së tij, për të cilin Edi Rama mashtroi, pasi vodhën bashkë me ministrat e tij 22 milionë euro dhe sollën një rrangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë. Tani, u thotë elbasanasve, shqiptarëve: hani kokat e këtyre drejtorëve të Vlorës. Dhe nuk flet një fjalë, hesht si fija e barit, për krimin e rëndë mjedisor. Se ajo që ndodh është një krim i rëndë mjedisor.

Por, ka Altin Troplinin, për të cilin krimi nuk ekziston për Edi Ramën dhe drejtuesin e narkoshtetit. Ka ditë që digjet dhe e gjithë ajo blozë, por edhe helme kancerogjene dhe helme tjera toksike të mundshme të çlirohen nga djegiet e mbeturinave, u shkojnë qytetarëve të Elbasanit, si dhuratë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, që mbushën xhepat me miliona e miliona euro. E dëgjuat ju, tha ndonjë fjalë ai për zjarrin në mbetjet e Elbasanit. Nuk tha një fjalë të vetme, që është në mëmorien time, krimi më i rëndë mjedisor i 30 viteve të fundit, më i rrezikshëm. Ka 4 ditë e netë që digjen e digjen lëndë nga më të ndryshmet. Dhe keni parasysh, Elbasani ka një fatkeëqësi të madhe. Është luginë ku, e kursyer nga erërat, ku bloza dhe tymi mbeten për kohë mbi të. Nuk ka një fjalë. Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë. Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.

sali berisha edi rama zjarri ne landfillin e elbasanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj