LIVE UPDATES
Politike

Bizneset kanë zaptuar vendet/ Rama live: Do të përballeni me ndjekje penale

Teksa ndodhej në makinë, Rama u ka bërë thirrje banorëve që kanë zaptuar zonat e lira, për t'i kthyer në parkim me pagesë apo lokalet që kanë vendosur tenda në zona publike që t'i heqin.

4 Korrik 2025, 12:59 Nga I.A
Bizneset kanë zaptuar vendet/ Rama live: Do të përballeni me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në një video-live në lidhje më vizitat në bashkinë e Vlorës dhe të Tiranës këto dy ditë. Teksa ndodhej në makinë, Rama u ka bërë thirrje banorëve që kanë zaptuar zonat e lira, për t'i kthyer në parkim me pagesë apo lokalet që kanë vendosur tenda në zona publike që t'i heqin.

Rama u fukusua dhe te bashkia Vlorë, duke vijuar kritikat për punën e saj, ndërkohë që ka theksuar se kjo është plotësisht e pa justifikueshme. Për këtë gjë, Rama ka lënë 2 javë afat, ose ndryshe do të përballen me gjoba dhe ndjekje penale.  

"Jemi live këtu, edhe e pashë të arsyeshme t'ju drejtohem ju pasi kemi zhvilluar dy takime, do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës, e më pas pastaj në Fier, e ndoshta në Elbasan dhe në Shkodër. Por në Vlorë e nisëm dje dhe sot në Tiranë vazhduan një takim që nuk u bë i plotë ditën e djeshme për shkak të parlamentit dhe të pamundësisë për një pjesë të skuadrës së Tiranës që të ishin prezent, pasi duhet të qëndronin në parlament, lidhur me muajin që kemi përpara dhe me domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur përfundimisht të gjitha shqetësimet e qytetarëve, por në këto qytete, me një fokus të veçantë tek hapësira publike. Tek hapësira publike, e cila është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzivizëm, ka shumë zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme dhe u ka gjithfarë lloj trarësh, e gjithfarë lloj pengesash të krijuara nga koha që pengojnë seriozisht frymëmarrjen e qetë të lirë të komuniteteve në blloqet e banimit.

Natyrisht, që deputetët, së bashku me drejtuesit dhe me përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm në bashki do të shikojnë edhe çështje të tjera që ata i kanë tani parasysh nga fushata, por edhe që do dalin nga komunikimi me njerëzit, por do të jenë dy javë intensive dhe pastaj do të rikthehemi për të vendosur në favor të komunitetit, sepse është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë.

 Kështu që, duke thënë këto, dua të sqaroj edhe një element tjetër dhe do t'i bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar për fat të keq, prej vitesh, por kjo është një çështje në radhë të parë e pushtetit vendor në këto territore, sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private dhe këtu kam parasysh zhvilluesit, zhvilluesit e pallateve, po themi ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta dhe ata që kanë lokalet në këto pallate, kanë vazhduar të trajtojnë pronën përreth si pronë private, ndërkohë që ajo nuk është pronë private. Ajo nuk mund të jetë pronë private, ajo është po aq pronë private sa ç'është gjithë shkalla e pallatit, apo sa ç'janë ashensorët e pallateve që i përkasin minimalisht të gjithë atij komuniteti banorësh në atë pallat. Dhe askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se sa secili prej atyre banorëve dhe secila prej atyre familjeve që janë në ato pallate.

Kështu që ju bëj thirrje të gjithë atyre që zotërojnë të tilla asete që nga trarët që vendosin për t'u marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën më abuzive dhe më skandaloze, duke pretenduar që është prona e tyre private, nuk ka pronë private në sa kohë ajo është një pronë e cila ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotull dhe nuk ka pronë private sa kohë që ajo është një hapësirë ku nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi. Nuk mundet dot të vendosë një tra në qytet me pretendimin se është prona jote dhe ti të marrësh lekë për të lejuar banorët aty apo cilido qoftë tjetër që qasen në atë territor për një arsye vizite, a çfarëdo qoftë, që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet. Kështu që u bëj thirrje të gjithëve që të fillojnë t'i heqin vetë këto trarë dhe këto pengesa. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë hapur me tenda dhe pastaj i kanë vënë edhe ato mushamatë dhe pas i përdorin edhe për t’i rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t'i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t'iu çmontohen, por do të përballen pastaj me gjoba dhe do të përballen edhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj