LIVE UPDATES
Politike

Dorëheqjet në bashkinë e Vlorës, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Ndërhyrjet e kryeministrit bien ndesh me Kushtetutën, shkelin parimet e ndarjes së pushteteve

Gjithashtu ju bëhet thirrje institucioneve përkatëse të mbikëqyrjes dhe monitorimit të qeverisjes vendore të reagojnë dhe të mbrojnë integritetin institucional dhe ligjor të pushtetit vendor. 

4 Korrik 2025, 10:30 Nga r.ll
Dorëheqjet në bashkinë e Vlorës, Shoqata e të
edi rama

TIRANË- Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë ka reaguar lidhur me dorëheqjet e drejtorëve në bashkinë e Vlorës pas vizitës së kryeministrit Edi Rama djë në institucion. 

Në reagimin e mëposhtëm shoqata shpreh shqetësimin për ato "ndërhyrjet e përsëritura të Kryeministrit të vendit në çështjet administrative të bashkive". Theksohet se ndërhyrjet e fundit në bashkinë e Tiranës dhe Vlorës bien ndesh me parimet themelore të Kushtetutës. 

Më tëj, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë shprehet se çdo ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv qendror në punët e brendshme administrative të bashkive përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve. 

Gjithashtu ju bëhet thirrje institucioneve përkatëse të mbikëqyrjes dhe monitorimit të qeverisjes vendore të reagojnë dhe të mbrojnë integritetin institucional dhe ligjor të pushtetit vendor. 

REAGIMI I PLOTË: 

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me ndërhyrjet e përsëritura të Kryeministrit të vendit në çështjet administrative të bashkive. Ndërhyrjet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi në Bashkinë e Vlorës përbëjnë një praktikë të papranueshme, e cila bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore si një nga shtyllat e funksionimit të pushtetit lokal, ndërsa ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton qartë kompetencat, organet dhe mekanizmat e llogaridhënies brenda njësive të qeverisjes vendore. Çdo ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv qendror në punët e brendshme administrative të bashkive cenon këtë autonomi dhe përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve.

Shoqata jonë e konsideron të papranueshme që përfaqësuesit politikë të nivelit qendror të ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në emërime, shkarkime apo vendimmarrje të natyrës administrative në bashki, të cilat janë institucione të pavarura dhe të zgjedhura me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Ftojmë institucionet përkatëse të mbikëqyrjes dhe monitorimit të qeverisjes vendore të reagojnë dhe të mbrojnë integritetin institucional dhe ligjor të pushtetit vendor. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë kufijtë kushtetues të përgjegjësive të tyre dhe të mos e vendosin në rrezik funksionimin demokratik të qeverisjes vendore.
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e parimeve të autonomisë vendore dhe të qeverisjes me përgjegjshmëri dhe integritet.

Drejtorët e bashkisë Vlorë kanë dorëzuar dorëheqjet kryebashkiakut Ermal Dredha, një ditë pasi kryeministri zhvilloi një mbledhje me stafin e institucionit dhe deputetët e zgjedhur të qarkut. Fokusi i diskutimeve në mbledhje ishin problematikat e qytetit, ku raportohet se Rama ka shprehur kritikat e tij mbi menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve. Ai ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, dhe largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Jashtë kritikave nuk kanë ngelur edhe deputetët e qarkut, të cilat janë kritikuar për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.

edi rama bashkia e vlores

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet