4 Korrik 2025, 08:06
Nga r.ll
edi rama dje ne vlore
VLORË- Kryeministri Edi Rama trazoi ujërat me vizitën e tij një ditë më parë në bashkinë e Vlorës, ku kërkoi dorëheqjen dhe shkarkimet e drejtorëve të institucionit. Sipas informacioneve, të gjithë drejtorët e bashkisë kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut, Ermal Dredha. Bëhet me dije se me qëllim realizimin e procesit të reformimit dhe analizës së thelluar të nivelit vendor, Rama ka ngritur dy grupe pune ku njëri prej tyre i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë.
Sipas kreut të qeverisë, drejtuesit që nuk kanë kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të dorëhiqen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre. Ndërkohë grupi tjetër, i përbërë nga Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës. Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të ketë përfunduar analiza për të gjithë drejtuesit. Gjithashtu ka kërkuar emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
Një vizitë si kjo në bashkinë e Vlorës, Rama e ka zhvilluar edhe ditën e djeshme në bashkinë e Tiranës, me të gjithë drejtorët e institucionit dhe deputetët e zgjedhur socialist për kryeqyteti. Mësohet se Rama u ka thënë drejtorëve të bashkisë së kryeqytetit dhe ligjvënësve të rinj se nuk ka ankesa për ta. Ai ka shtuar se duhet të ndahen në grupe pune në terren për te parë problematikat. Ai ka kërkuar të bëhet kujdes me zënien e trotuareve duke shtuar se "Tirana s’mund të bëhet si Vlora". Kreu i qeverisë mësohet të ketë thënë gjithashtu se IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur.
rama vizite ne vlore ermal dredha bashkia e vlores
Politike
3 Korrik 2025, 21:59
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partit&e...
Politike
3 Korrik 2025, 21:44
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati Genci Gjokutaj vijoi sot me akuzat ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar rastin e dosjes "Par...
Politike
3 Korrik 2025, 19:54
M.B
Përfaqësuesit e PS-së
TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të gjithë drejtorët e ba...
Politike
3 Korrik 2025, 19:36
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka mbajtur një fjalimin "lamtumirës’" në foltoren e Kuvendit, pasi për katër...
Politike
3 Korrik 2025, 19:16
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë ...
Politike
3 Korrik 2025, 19:07
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend e ditës së sotme, e fundit për legjislaturën aktuale.  ...
Politike
3 Korrik 2025, 18:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbasditen e sotme një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranes së...
Politike
3 Korrik 2025, 17:19
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, ka komentuar pas akuzave të Monika Kryemadhi p&eum...
Politike
3 Korrik 2025, 16:57
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njotuar pas dështimit të seanc&eu...
Politike
3 Korrik 2025, 16:22
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, është shprehur se edhe në...