LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama do përdorë mandatet e krimit për të asgjësuar gjyqësorin dhe shkëputur Shqipërinë nga integrimi në BE

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha theksoi se veprimet e qeverisë përbëjnë një akt të rëndë politik dhe institucional, që synon të mbrojë qeverinë nga drejtësia dhe rrezikon të shkëpusë vendin nga rruga europiane.

11 Mars 2026, 13:53 Nga I.A
Berisha: Rama do përdorë mandatet e krimit për të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po përdor mandatet e mazhorancës për të goditur sistemin e drejtësisë dhe për të rrezikuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha theksoi se veprimet e qeverisë përbëjnë një akt të rëndë politik dhe institucional, që synon të mbrojë qeverinë nga drejtësia dhe rrezikon të shkëpusë vendin nga rruga europiane.

'Mblidhemi sot një ditë para një akti të pashembullt në historinë e parlamentarizmit shqiptar në 34 vite pluralizëm. Mblidhemi një ditë para se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama të përdorë mandatet e krimit të tij si bajoneta kundër çdo shqiptari. Mblidhemi në një kohë kur për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ka kryer, ai vendos t’i mbyllë dyert drejtësisë shqiptare. Vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor. Vendos mburojën e plotë të mazhorancës së krimit apo mandateve të krimit për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Vendos në kuadrin e një skenari më të ziun, skenarit të shkëputjes së Shqipërisë nga procesi i integrimit në BE. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme të bëra në vite për një ëndërr të kahershme të shqiptarëve. Për një ëndërr të rilindësve tanë gjeni, që një komb që zgjohet pas 5 shekujsh lindje, e projektojnë në perëndim.

E projektojnë zonjë në Europë. Tani del një Haxhi Qamil. Tani del një bandit. Del një njeri pa nder, pa flamur. Një apatrid që vetëm pak muaj më parë bërtiste për pasaportën evropiane që do u dhuronte shqiptarëve dhe tani u nxjerr pasaportën e Beogradit shqiptarëve në vend të saj. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, i cili shtyn masivisht shqiptarët që të heqin dorë nga ndërtimi i ëndrrës së tyre evropiane në Shqipëri dhe të marrin rrugët e dheut për ta ndërtuar atë në vende të tjera.
Ky është një akt që vetëdijshëm e shkëput Shqipërinë nga aleatët natyralë, me të cilët e bashkoi në frymë Lëvizja e Dhjetorit 1990 dhe hapat e tjerë të mëtejshëm që u bënë. Arritjet e padiskutueshme në fushën e integrimit euroatlantik, integrimi në NATO, MSA, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për proces anëtarësimi, akordimi i statusit kandidat dhe pastaj më në fund hapja e negociatave. Të gjitha këto, Edi Rama i shkelmon për shkak të veprimtarisë së tij kriminale të dyanshme. Vjedhjen e tij të çmendur dhe të pakufishme të pasurive dhe fondeve publike për veten dhe familjen e tij. Belinda është lule çfarë janë dy Lindat e tij. Por edhe Belinda dhe dy Lindat janë Rama vetë. Se Lubia ka qenë thjesht një sekretare, notere e vjedhjeve të tij për 25 vite me radhë, që ka ndarë pasuri me të dhe tani duhet që shqiptarëve t’u mbyllen dyert e integrimit në BE,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj