Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Klosi ka zbuluar se brenda datës 21 mars do të ketë diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar se deri më 12 qershor do të mbyllen zgjedhjet për drejtuesit lokalë të PS. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Klosi ka zbuluar se brenda datës 21 mars do të ketë diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS.
Më tej, ai deklaroi se zgjedhjet e drejtuesve lokalë do shtrihen me struktura edhe në diasporë, veçanërisht në vende ku PS pati më shumë vota në zgjedhjet e fundit
“Mbledhja e Kryesisë ishte një mbledhje pune e PS, duke i hapur rrugë thirrjes së Asamblesë Kombëtare. PS, me datë 21 mars, do të mbajë një asamble që do të përcaktojë një program të detajuar zgjedhor për partinë tonë. Viti në të cilin jemi është viti kalendarik, i cili, në zbatim të statutit të PS, do të kërkojë një proces zgjedhor në gjithë strukturën vendore të PS. Ky proces do të fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave dhe formave lokale të PS, një proces që ndodh çdo dy vjet dhe që synon rifortifikimin e gjithë strukturës së PS në gjithë vendin.
Ky proces do të përfshijë të gjithë forumet e zgjedhura dhe do të shtrihet në çdo qelizë të partisë në gjithë vendin. Në mbledhjen e datës 21 do të kemi diskutime për përfshirjen e të gjithë anëtarëve të PS, një proces që gjithmonë hap rrugën për zgjedhje të reja, por edhe për anëtarësime të reja në PS, që gjithmonë kanë kërkuar rifreskim dhe përforcim. Të gjitha këto zhvillime bëhen në vitin e 35-të të jetës së partisë sonë. Më 12 qershor të këtij viti shënohet 35-vjetori i PS, dhe gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim të gjithë kontributeve të anëtarësisë së PS, themeluesve, kontribuuesve dhe natyrisht anëtarëve të rinj të partisë.
Statuti përcakton zgjedhjet në forumet lokale të partisë, forumet vendore dhe zgjedhjet e drejtuesve lokal të PS, por tani me një dimension të ri. Nga zgjedhjet e kaluara kemi evidentuar funksione jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e partisë, siç janë degët e PS në diasporë, kryesisht në vendet ku kemi pasur numrin më të madh të votave. PS pati sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit nga vota e diasporës, dhe për këtë do t’i përgjigjemi me një organizim strukturor, duke krijuar struktura ku shqiptarët ndjekin dhe mbështesin PS,” tha Klosi./Dosja.al
PS TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars. Mësohet se kjo datë u vendos ditën ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në selinë e saj. Mësohet se, mbledhja ka nis...
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se rasti ...
Marta Kos STRASBURG- Bashkimi Evropian nuk do të lejojë pranimin e vendeve që mund të minojnë fshehurazi vlerat ose institucionet ...
Foto ilustruse TIRANË- Komisioni Europian ka bërë me dije qëndrimin e tij, në lidhje me rastin e imunitetit të ish-...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetarët e rinjtë të PD-së nënë Berat, Skrapar dhe Dimal janë zgjedhur ditën e s...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, u konstatua një ndërhyrje e paautorizuar n...
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedim...
Foto ilustruse TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka dërguar në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuv...
Peter Beyer, Sali Berisha TIRANË- Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh i shqetësuar për zhvilli...