Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Eno Bozdo ka falënderuar të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjes.
TIRANË- Kryetarët e rinjtë të PD-së nënë Berat, Skrapar dhe Dimal janë zgjedhur ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Eno Bozdo ka falënderuar të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjes.
Ai i uroj punë të mbarë Kasion Hasimetaj, Kozeta Protoduarit dhe Besnik Osmenit, ndërsa përgëzoj Erjon Likon, Florian Muhametaj dhe Ardit Begon për garën e tyre shumë dinjitoze. Bozdo tha se strukturat e partisë duhet të forcohen, takimet me banorët duhet të jenë më të shpeshta dhe në mbështetje të halleve dhe problemeve të tyre.
Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:
Dje, tre degë të Partisë Demokratike të Qarkut Berat, Dega e Beratit, Dimalit dhe Skraparit, zhvilluan nëpërmjet modelit “një anëtar, një votë”, zgjedhjet e tyre për drejtuesit e këtyre degëve.
Demokratët folën me votën e tyre, në një proces shume demokratik dhe me pjesëmarrje shumë të lartë.
Dua të përgëzoj dhe t`u uroj punë të mbarë Kasion Hasimetaj, Kozeta Protoduarit dhe Besnik Osmenit. Dua gjithashtu të përgëzoj Erjon Likon, Florian Muhametaj dhe Ardit Begon për garën e tyre shumë dinjitoze.
Një falënderim të madh për të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike që mori pjesë në votim dhe dha një leksion të shkëlqyer demokracie.
Shumë punë na presin për të ardhmen. Strukturat e partisë duhet të forcohen, takimet me banorët duhet të jenë më të shpeshta dhe në mbështetje të halleve dhe problemeve të tyre. Propagandës së Rilindjes duhet t`i përgjigjemi me aksion të fortë politik. Banorët e Qarkut Berat duhet të kuptojnë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund të normalizojë vendin nëpërmjet qeverisjes së saj.
Shqiptarët janë në pritje të zgjidhjes që PD do të afrojë. Koha e mashtruesve ka marrë fund! Është koha e atyre që vërtet e duan këtë vend, dhe e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa!/Dosja.al
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, u konstatua një ndërhyrje e paautorizuar n...
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedim...
Foto ilustruse TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka dërguar në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuv...
Peter Beyer, Sali Berisha TIRANË- Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh i shqetësuar për zhvilli...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjer...
Peter Beyer TIRANË- Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor n&e...
Marta Kos KOSOVË- Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosov&...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është hakeruar ditën e sotme nga hakerat e 'Homeland Justice'. Bëhet me dije se &ldq...
Foto Ilustruese TIRANË- Zyrtarët e BE-së dhe të Shqipërisë u takuan në Bruksel më 3 dhe 4 mars për të ris...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi nismën e ndërmarrë nga...