10 Mars 2026, 18:09
Nga D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, u konstatua një ndërhyrje e paautorizuar në sistemet IT të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sulmi dyshohet se kishte si synim fshirjen e të dhënave, pasi është vënë re humbje të informacioni në disa llogari të administratës.
Megjithatë, institucioni njofton se infrastruktura kryesore dhe faqja zyrtare mbeten funksionale. Për zbardhjen e ngjarjes po punon një grup i përbashkët ekspertësh nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike, Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes.
Reagimi i Kuvendit:
"Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.
Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme. Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht. Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve.
Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm."/Dosja.al
kuvendi i shqiperise kuvend it sulm kibernetik
Politike
10 Mars 2026, 15:47
D.S
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedim...
Politike
10 Mars 2026, 15:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka dërguar në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuv...
Politike
10 Mars 2026, 14:11
E. D
Peter Beyer, Sali Berisha
TIRANË- Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh i shqetësuar për zhvilli...
Politike
10 Mars 2026, 13:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjer...
Politike
10 Mars 2026, 13:36
I.A
Peter Beyer
TIRANË- Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor n&e...
Politike
10 Mars 2026, 13:38
E. D
Marta Kos
KOSOVË- Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosov&...
Politike
10 Mars 2026, 13:05
I.A
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është hakeruar ditën e sotme nga hakerat e 'Homeland Justice'. Bëhet me dije se &ldq...
Politike
10 Mars 2026, 12:36
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Zyrtarët e BE-së dhe të Shqipërisë u takuan në Bruksel më 3 dhe 4 mars për të ris...
Politike
10 Mars 2026, 11:42
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi nismën e ndërmarrë nga...
Politike
10 Mars 2026, 11:02
I.A
Edi Rama
SHBA- Shqipëria do të detyrohet të paguajë edhe 13 milionë dollarë pas një gjyqi të humbur në arbitra...