LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama duhej të ishte në burg, por drejtësia është kthyer në një repart të shëmtuar të Rilindjes

Berisha u shpreh se Rama ka kthyer vendin në një bandë të korruptuar pa një interes kombëtar.

7 Nëntor 2022, 20:25 Nga A.B
Berisha: Rama duhej të ishte në burg, por drejtësia
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama duhet të ishte në burg, por drejtësia është kthyer në një repart të shëmtuar të Rilindjes. Gjatë takimit me demokratët e njësisë numër 9, Berisha u shpreh se Rama ka kthyer vendin në një bandë të korruptuar pa një interes kombëtar.

'A tolerohet më shumë ky njeri? Jo nuk tolerohet. Ky po i shfaros shqiptarët, largohen dhe vetëm largohen. Ata thonë varfëria, por nga vjen varfëria. Pse nuk vinin shqiptarët kështu tek ju para 7-8 vitesh, çfarë ndodhi këto vite? Sepse para 7-8 vitesh e ndërtonin kilometrin e rrugës, autostradës me 2 mln dollarë, ndonjëherë dhe 1 mln. Para 7-8 vitesh, shkolla ndërtohej me 400-600-800 mijë, por kurrë me 3-4-5 milionë euro.
Sepse para 10 vitesh kryeministri udhëtonte me linja tregtare, qeveritarët udhëtonin me ekonomi klas, nuk ndodhte kurrë me avion, helikopter taksi. Pra janë të gjitha këto që po i largojnë shqiptarët.
Ky nuk bën zgjedhje. Ky na bën karshillëk çdo demokrati, tërmet do të bëjmë shprehej nga Peshkopia. Ndaj dhe ne duhet të përgatitemi ti japim atë që kërkon armiku, armiku është armik. Ju garantoj se përveç fuqisë tuaj, fuqisë së qytetarëve shqiptarë, gjë në botë që ta drejtojë atë nuk ka.Ai me 1 të dhjetën e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg, për të paktën 50 vite. Por nuk ka drejtësi këtu. Ai e ka asgjësuar drejtësinë. Drejtësia është një repart i shëmtuar i rilindjes së Edi Ramës. Ç’është e vërteta kur dëgjon socialistë të thjeshtë të reagojnë, duhet të frenohesh, të shprehësh respekt për këta, sepse shumë e shumë prej tyre janë më afër me ju se sa me rilindësit e Edi Ramës. Kjo është bërë një bandë e korruptuar, pa asnjë interes kombëtar.

Flet ky dhe përpiqet dhe kujton se me sharje, trillimet që bën prej ordineri, do të mbulojë vjedhjet e tij.
Ka 1 javë që merret me financimet ruse. PD-ja i them pasardhësit të lidhur me dosjen në ‘MitroKinë’, është partia që bëri pluhur interesat ruse në Shqipëri, është partia e parë që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e anëtarësoi. Është partia e parë që e shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme të veprimeve kundër Sllobodan Millosheviçit. Është partia e parë e cila dogji çdo interes rus në këtë vend.
Kjo parti dha një kontribut historik të jashtëzakonshëm në sigurinë e Europës në gazsjellësin TAP.
Po kanë dalë dokumente se një njeri, ish-kryetari i partisë, thuhet se është financuar. Por kush e mbrojti atë, njeriu që ja mbylli dosjen e financimit rus, duke pasur deklaruar, duke i thënë në vitin 2018, Lulzim i ke futur thellë duart në xhepa rusë. Por dosjen e mbylli për ta marrë peng Lulzimin. Lulzimin mund ta marrë peng dhe mund të bëjë ç’të dojë. Por Partinë Demokratike, ai rusë, as serbë, e askush në botë nuk mund ta marrë peng kurrë, ajo është dhe do të mbetet parti e interesit kombëtar të Shqiptarëve, parti e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Ne jemi këtu për të mbrojtur atë.'- u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj