LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama është një nga psikologjitë më perverse të species Homo Sapiens, vuan nga Kompleksi i Edipit

Sipas lideri të opozotës, kryeministri Rama këtë urrjetje e trashëgoi, e ruajti, e sejvoi për ta demonstruar ndaj shqiptarëve.

1 Korrik 2026, 12:24 Nga E.d
Berisha: Rama është një nga psikologjitë më perverse
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është një nga psikologjitë më perverse të species Homo Sapiens. Sipas tij, kryeministri vuan nga Kompleksi i Edipit. Gjatë promovimit të librit  ‘Tirania e Buzëqeshjes - Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës’, Berisha u shpreh se kompleksi i Edipit ka urrejtje të pakufishme për ata që nuk mund të urrehen kurrë. 

Sipas lideri të opozotës, kryeministri Rama këtë urrjetje e trashëgoi, e ruajti, e sejvoi për ta demonstruar ndaj shqiptarëve. Në fund, ai tha se autori Ndriçim Kulla ka bërë një psikanalizë të jashtëzakonshme të të gjitha etapave të sundimit të Edi Ramës.

Sali Berisha: Autori, thashë kjo është një trilogji, ka një meritë të jashtëzakonshme. Në një kohë kur tjerët nuk e kishin për mbarë të flisnin për narkoshtet, nuk e kishin për mbarë të thelloheshin, ky botonte veprën ‘Narkodiktatura’. Po kthehemi nga Vjena dhe kam kënaqësinë që miq të mi, të cilëve ua kisha dhënë atë vepër, më falënderuan, e kishin lexuar. Natyrisht dy pjesët e para të trilogjisë nuk do ishin të plotë pa të tretën, pa zbërthimin psikologjik të autorit të kësaj drame të tmerrshme kombëtare. Njeriu është psikologjia, duhet ta kemi shumë të qartë. Njeriu është psikologjia e tij.

Edi Rama është një nga psikologjitë më perverse të species Homo Sapiens. Absolutisht! Është bërë fëmijë me kompleksin e Edipit, një kompleks shpërfytyrues për karakterin dhe kjo është universalisht e njohur. Kompleksi i Edipit ka urrejtje të pakufishme për ata që nuk mund të urrehen kurrë. Dhe atë urrejtje që ky trashëgoi, e ruajti, e sejvoi për ta demonstruar ndaj shqiptarëve. Shpesh e përmendin, edhe unë ndonjëherë, jo bipolar, jo të tillë, jo të atillë. Ata mjekohen, por problemi është se ky njeri që i bëri gjëmën më shumë se kushdo tjetër, më shumë se çdo diktator tjetër, ky njeri që ndaloi kohën, ky njeri shëtit nëpër Evropë.

Ky njeri ka korruptuar në mënyrë totale gjuhën shqipe. Ky nuk ka nevojë të ndalojë të mohojë të drejtën e fjalës. Autori e analizon shumë bukur. Ky nuk ndalon fjalën, po ky e zhvesh fjalën nga çdo kuptim i vërtetë dhe i jep kuptim tjetër. Ky pra, në doktrinën e Hannah Arendt, ka si instrument kryesor të keqen banale dhe njëlloj si me drogën, vë në narkozë një shoqëri të tërë në një mënyrë ose në një tjetër. Pra, ky shëtit, ky pritet, diktatori tjetër rrinte i izoluar brenda katër mureve, jo, ky del. Megjithatë këto libra janë një kontribut historik për zbërthimin e tij, për njohjen e tij.

Ndriçim Kulla ka bërë një psikanalizë të jashtëzakonshme të të gjitha etapave të sundimit të Edi Ramës, në të cilat ai në fund të fundit mashtroi një popull, mashtroi botën, korruptoi gjuhën shqipe, por shndërroi korrupsionin transnacional në një instrument të fuqishëm. Dhe jo vetëm transnacional, por edhe kombëtar po e po./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal