LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar pasurinë përrallore të Divjakës

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama çon nesër në parlament ligji, që u heq autoritetin institucioneve për mbrojtjen e zonave si Divjaka.

19 Shkurt 2024, 19:51 Nga N.F
Berisha: Rama ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij ka folur në lidhje me ligjin e ri që do të disutohet nesër në Parlametn. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama çon nesër në parlament ligji, që u heq autoritetin institucioneve për mbrojtjen e zonave si Divjaka.

Ai më tej shtoi se Rama ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner për të copëtuar Divjakën.

Fjala e plotë:

A e keni marrë vesh ju se Edi Rama po çon nesër në parlament ligjin, që u heq autoritetin institucioneve për mbrojtjen e zonave dhe për t’ia vendosur mëlçitë, ujkut të pangopur në qafë.
Për t’ia vendosur mëlçitë Edi Ramës. Do të marrë vetë tani Këshilli Kombëtar i Territorit, zonat e mbrojtura. Ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar Divjakën, pasurinë përrallore, Karavastanë. Miqtë e mi, beteja është e shenjtë. Po mbroni ju pasuritë tuaja personale, por po mbroni pasuritë e shqiptarëve, të europianëve, të mbarë botës.


Të dashur miq, Edi Rama duhet të japë hesap nesër sepse është zhytur në luksin e një sheiku, në luksin e një sulltani, kur shqiptarët rrezikojnë kokat në gomone, u fluturon sipër me avionin privat plot drogë dhe narko-euro, që i çon ku i çon. Prandaj dhe nuk pranon komisione hetimore, në një kohë kur një familje shqiptare nuk ngopet dot, një familje shqiptare numëron qindarkat, në një kohë kur pensionistët nuk marrin dot ilaçet. Ftoj çdo shqiptar t’i shtrojë vetes pyetjen sonte, çfarë do ishte Shqipëria nëse nuk do ishim vjedhur këto miliarda nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale?

Sa shqiptarë do kishin refuzuar gomonet? Sa pensionistë do ishin të gjallë ems nesh se do kishin siguruar ilaçet? Sa familje do kishin siguruar minimalisht një jetë dinjitoze. Cilido që ka vuajtur këto në kurriz, është i thirrur me 20 shkurt është shansi për të kërkuar atë që i është vjedhur. O sot, o kurrë, të gjithë së bashku në Tiranë. Edi Raama është një rrezik i madh për arsimin, ka shkatërruar shkollat me militantët e partisë. Ka përmbysur cilësinë e arsimit.


Shkatërroi sistemin e shëndetësisë dhe çdo shqiptar për kujdes shëndetësor duhet të apguajë dy herë më shumë se ç’paguante në vitin 2013. Duhet të paguajë nga xhepi 60 përqind të të gjitha shpenzimeve. Shumë prej tyre e paguajnë me jetën e tyre pamundësinë e mjekimit. Është koha me 20 shkurt, të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë atë që meriton kësaj të keqe të madhe, që e ka emrin Rilindje, që drejtohet nga Edi Rama.

berisha rama pd divjaka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj