LIVE UPDATES
Politike

‘Butrinti’/ Berisha: Korrupsioni nuk është vetëm shqiptar, i bëj thirrje Kongresit të SHBA të hetojë këtë aferë të tmerrshme

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama ka vjedhur qindra milionë euro me inceneratorët, me aferat e sterilizimit dhe po vjedh miliarda në portin e Durrësit.

19 Shkurt 2024, 19:38 Nga h.k
‘Butrinti’/ Berisha: Korrupsioni nuk është vetëm
Foto ilustruese

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij ka folur në lidhje incenersatorët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama ka vjedhur qindra milionë euro me inceneratorët, me aferat e sterilizimit dhe po vjedh miliarda në portin e Durrësit. Berisha më tej shtoi se Rama po përgatit vjedhjen e miliardave me parkun kombëtar të Divjakës. 

Berisha: Miqtë e mi, Edi Rama është rrezik i madh për ekonominë e vendit. Këtë e ka denoncuar opozita, por jo vetëm. Këtë e denoncoi zëvendëskryeministri i Edi Ramës me fakte. Ka vjedhur qindra milionë euro me inceneratorët, ka vjedhur qindra milionë të tjerë me aferat e sterilizimit, po vjedh miliarda në portin e Durrësit, po vjedh miliarda me parkun e Butrintit, po përgatit vjedhjen e miliardave me parkun kombëtar të Divjakës. Të dashur miq, ngrihuni shqiptarë, nëse nuk e ndaloni ju, Shqipëria do shndërrohet në çifligun e kryehajdutit të Shqipërisë, rajonit, Europës.

Vetëm forca juaj mund të ndalojë këtë hajdut të papërmbajtur. Vetëm javën e fundit, eksploduan dy skandale multimiliardëshe. Butrinti, UNESCO deklaroi se plani i menaxhimit nuk e mbron Butrintin, por e vjedh Butrintin. Se me planin e menaxhimit iu hap rruga qeverisë për të grabitur 600 hektarë në Kepin e Stillës dhe Gjirin e Manastirit. Sot reaguan, pasi e fshehën si hiena për 5 muaj me radhë, raportin e UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, bashkëvjedhës. Miq, mos harroni se beteja më e rrezikshme sot është beteja kundër korrupsionit. Por ne jemi burra dhe gra të betuar që kurrë nuk do e falim.

Parku i Butrintit, ua them përsëri, është pasuria më përrallore, kulturore dhe natyrore e shqiptarëve dhe ndoshta një nga më përralloret në botë. Çfarë bënë hajdutët? Dhe do t’ia them, dëgjo ti Martin dhe të gjithë ju anëtarët e bordit, u bëtë si ata dy fshatarët e mi, që njëri hipte në shpinë të tjetrit për të vjedhur shalqirin e Sahitit dhe pastaj betohej se me këto këmbë nuk kam shkelur në kopshtin tënd. Kurse tjetri thoshte me këto duar, nuk kam prekur shalqinin tënd.
Larg duart nga Butrinti, se planin e menaxhimit nuk ua hartoi opozita, e hartuat ju për të vjedhur qeveria dhe ju bashkë me të. Larg duart nga pasuritë e popullit shqiptar. Tërhiquni!

I bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongres, të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive. Nuk mund të thuash ti sot se ç’bëri qeverisja, se qeveria hapi shtegun. Se planin e menaxhimit sipas UNESCO-s duhet ta bëje për të gjithë parkun, jo vetëm për atë llokmën që do merrje ti për vete.
Ndaj dhe larg duart, përndryshe në gjykatë ndërkombëtare do përfundoni.

Po, miqtë e mi. Korrupsioni nuk është vetëm shqiptar. Korrupsioni është botëror. Nuk ka ngjyrë, nuk ka dhe, nuk ka besim, nuk ka fe. Ndaj dhe Martin, edhe njëherë, tregoju dhe atyre anëtarëve të bordit, historinë e hajdutëve të bostanit. Të heqin dorë nga Butrinti dhe t’i kërkojnë të falur shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet