LIVE UPDATES
Politike

"Buxheti 2025, buxheti i vjedhjes", Berisha: Rama ka përjashtuar 40 përqind të popullatës shqiptare që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore

Sipas Berishës, nuk ka një vend të dytë në botë të shumëzojë me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon me 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që mban 40 përqind të popullatës.

11 Nëntor 2024, 12:33 Nga ZH.LL
"Buxheti 2025, buxheti i vjedhjes", Berisha: Rama ka përjashtuar
Berisha në konferencë me gazetarët

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me diskutimet që po bëhen mbi buxhetin 2025. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se buxheti 2025 është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori, ndërsa shtoi se përjashtohen nga përfitimet buxhetore nga qeverisja aktuale 40 përqind e popullatës që merren me bujqësi.

Sipas Berishës, nuk ka një vend të dytë në botë të shumëzojë me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon me 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që mban 40 përqind të popullatës.

"Mirëdita.

Një përshëndetje të veçantë gazetarëve të pranishëm dhe përshëndetje të përzemërt qytetarëve që ndjekin këtë konferencë shtypi. Përsëri jemi në periudhën e diskutimit të buxhetit dhe për PD, shtyllë themelore e programit të saj do jetë ekonomia. Në këtë kuadër, ne kemi denoncuar këtë buxhet si buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori.

Si buxhet që rritjen ekonomike e bazon në drogë, në kullat e korrupsionit dhe drogës, kurse të ardhurat i shndërron në parajsë për shqiptarët. 

Sot unë jam për të denoncuar përjashtimin pothuajse të plotë, pothuaj në shkallë ekstreme të 40 përqind të popullatës shqiptare që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore që janë kushtetuese dhe ligjore. Përjashtimin e një sektori që kontribuon në prodhimin e brendshëm me rreth 20 përqind të tij.

Për bujqësinë, me të cilën mbahen pra 40 përqind e popullatës, e cila kontribuon në rreth 20 përqind të prodhimit të brendshëm, buxheti i këtij viti parashikon në mënyrën më absurde gjithsej 40 milionë euro. Gjithsej më pak se një të dyqindtën e buxhetit prej 8.8 miliardë euro. Gjithsej më pak se një të gjashtëqindtën e prodhimit të brendshëm të vendit.

Nuk ka një vend të dytë në botë të shumëzojë me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon me 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që mban 40 përqind të popullatës, ta përjashtojë në këtë mënyrë shkatërrimtare.

Në këtë mënyrë të qëllimshme, që të nxisë me të gjitha mënyrat rrënimin e prodhimit bujqësor, blegtoral, rritjen e çmimeve në treg të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, largimin masiv të familjeve nga fshati për në vende të tjera.

Falimentimin e fermave të tyre. 40 milionë euro të caktuara janë 4 gjer në 8 herë më pak se sa subvencionet që quhet në vendet e rajonit. Kjo i bën tërësisht jokompetitivë në çmime, krahasuar me fermerët e rajonit, nuk po flas për të Greqisë që marrin subvencion edhe 20 herë më shumë se fermerët në Shqipëri", është shprehur Berisha.

sali bersiha konference me gazetaret buxheti 2025

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion