LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama përfitoi se ishte kryeministër dhe u bë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke, pa asnjë dokument! Xhaçka mori 10 mijë m2 tokë publike

Berisha tha sot se vitet e fundit kanë qenë vitet e plaçkitjes më të madhe të pronës që nga vitet ’46. 

19 Mars 2025, 19:43 Nga r.ll
Berisha: Rama përfitoi se ishte kryeministër dhe u bë pronar i
pamje nga prezantimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vitet e fundit kanë qenë vitet e plaçkitjes më të madhe të pronës që nga vitet ’46. 

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama shfrytëzoi detyrën e tij si kreu i qeverisë për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral.

Ai shtoi gjithashtu se ish-ministrja Olta Xhaçka mori 10 mijë metër katror tokë publike, ndërsa tha se nuk përjashtohet që një pjesë të jetë e kishës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Por këto vite, kanë qenë vitet e plaçkitjes më të madhe të pronës që nga vitet ’46. Një lukuni e tërë zyrtarësh, me në krye Edi Ramën, u vërsulën mbi pronat private në të katërta anët e vendit. Vetë Edi Rama, shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrit për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, pa asnjë dokument kadastral nga kadastrat e shkuara.

Me dëshmi të rreme, me akte falsifikatore, dokumentet e familjes të të cilit faktojnë se stërgjyshi i tij, Thomai, kishte gjithësej 4 dhi. Kaq i pasur ishte, dhe Spiro Koleka deklaron se nuk keni patur asnjë pronë tjetër. Dhe, kjo nuk ishte vetëm një familje, sepse Spiro ishte me shkollë. Nushërt, me të cilët i ka marrë tokat, nga varfëria kishin ardhur në Tiranë. Kjo është e vërteta. Janë dokumente.

Dhe tani në një akt të padëgjuar ndonjëherë, drejtori i Arkivës Shtetërore na del deputet i partisë falsifikatore. Kjo është e vërteta. Po ky njeri, me firmën e tij, i jep të vëllait 38 mijë m2 tokë të pronarëve të Tiranës, te Rrapi i Treshit. I vëllai është drejtori, a menaxheri i klubit Partizani, i jep gjoja skuadrës. Olta Xhaçka, merr 10 mijë m2 tokë publike, kurse ky, ka rrezik shumë që të jetë një pjesë e kishës. Nga toka që kanë marrë këta, nuk përjashtohet mundësia që një pjesë është e kishës. Me gjithatë, po e hetojmë, po e shohim.

Pra, u vërsulën në mënyrë të pangopur të bëhen pronarë. Ligji i Korporatës së Investimeve është ligji shkatërrimtar i pronës. Është ligji i vitit 1946. E kam theksuar, ua tregoj prap. Një grup financiar i fuqishëm më kontaktoi kur isha kryeministër, dhe premtoi një investim 15 miliardë euro. Duke punuar me ta, konstatoj se ata kishin këtë projekt. Dhe iu thashë, se kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Që unë, të autorizoj veten me ligj që t’ua marr tokën të tjerëve, harroje se ndodh kjo!

Në qoftë se këta multimiliarderët duan të investojnë paratë e tyre, janë shumë të mirëpritur, le t’i blejnë tokat me pronarët, të mbajnë marërveshjet me pronarët. Po ajo, nuk mund të ndodhë në një sistem demokratik. Ikëm ne nga pushteti, ai, me atë ligj, edhe më keq se sa ksihin paraqitur ata, e vetojnë në parlament dhe ai ligj e autorizon atë. Fillimisht, e autorizonte nga Velipoja tek Kepi i Stillës. Tani,e autorizon në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kudo që t’i vejë syrin qeveria dhe trafikantët e tij, ai ka autorizimin ta konfiskojë tokën me çmimin që do.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj