Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se Shqipëria është aleati i tyre në NATO, kurse Kosova është vend mik. Ministri theksoi se asnjë letër në atë dokument nuk përmend Serbinë, ndonjë agresion apo ndonjë aktivitet që do të rrezikojë këdo, përfshirë Serbinë.
KROACI- Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç ka reaguar ditën e sotme në lidhje me shqetësimet e Serbisë për memorandumin e nënshkruar dje me Shqipërinë dhe Kosovën për mbrojtjen. Anushiç i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se Serbia nuk do ta pranojë në heshtje nënshkrimin e memorandumit të cilin e cilësoi një provokim dhe që ka qëllim izolimin e Serbisë.
Ministri kroat në reagimin e tij shkruan se ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë do të bënte dhe si do të funksiononte. Sipas tij ajo kohë nuk do të ndodhë më kurrë dhe se Kroacia është shtet i pavarur dhe sovran për 35 vjet. Ai shtoi se Shqipëria është aleati i tyre në NATO, kurse Kosova është vend mik. Ministri theksoi se asnjë letër në atë dokument nuk përmend Serbinë, ndonjë agresion apo ndonjë aktivitet që do të rrezikojë këdo, përfshirë Serbinë.
“Kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë dhe do të punojmë me Shqipërinë dhe Kosovën – për të asgjësuar luftën kibernetike, të cilës Kroacia i është ekspozuar prej pesë apo gjashtë vjetësh tashmë, ashtu si Shqipëria dhe Kosova. Ne do të punojmë së bashku për të parandaluar të gjitha këto kërcënime që po ndodhin në territorin e tre vendeve tona. Ky është thelbi dhe Kroacia sigurisht nuk do të kërkojë nga Beogradi se çfarë do të bëjë”, përfundoi ai.
Memorandumi i nënshkruar dje më 18 mars ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se për një kohë të shkurtër kanë arritur të bëjnë shumë gjëra për tre shtetet. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
Riho Terras KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar s&e...
Osmani KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, ...
Foto ilustruese KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetë...
lammy, hasani LONDËR- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e...
Bido TIRANË- Endrit Musaj është vendosur në krye të drejtorisë së përgjithshme të Arkivave. Drejt...
Edi Rama KRETË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se të shtunën e 29 marsit do të rinis...
andras shcieder BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e pr...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" pas zbulimit të një varre...
Sorensen KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka vijuar edhe ditën e sotme vizitat e tij n&eu...
Elman Abule TIRANA- Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posa&cc...