Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për shtyp, Berisha foli rreth shembjeve të infrastruktur rrugore që ka prekur juglindjen e vendit duke u shprehur se, në qoftë se nuk do t’i gërryenin lumin kjo situatë nuk do të ndodhte.
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ngriti akuza ndaj kryeminstrit duke deklaruar se Rama shpenzoi 30 mijë euro për fluturimin në Korçë. Në një deklaratë për shtyp, Berisha foli rreth shembjeve të infrastruktur rrugore që ka prekur juglindjen e vendit duke u shprehur se, në qoftë se nuk do t’i gërryenin lumin kjo situatë nuk do të ndodhte.
Sipas tij, shembja nuk kanë asnjë lidhje as me motin, as me mbipesha, por janë krejtësisht nga dora e njeriut. Ndër të tjera Berisha u shpreh se, rrugët e shembura në të katërta anët e vendit sikur të ishin të ndërtuara me kashtë dhe jo me strukturat e duhura të ndërtimit.
*Osman Stafa: Z. Berisha, prej disa ditësh juglindja e vendit është e izoluar. Rrugë, të cilët janë duke pasur problematika të ndryshme. Në informacionet tuaja, çfarë është duke ndodhur?*
Sali Berisha: Ajo që po ndodh me të gjithë juglindjen e vendit është dëshmia më flagrante se si korrupsioni mund të godasë pothuaj 1/3-tën apo 1/4-tën e shqiptarëve.
Prej tri ditësh, e gjithë juglindja e vendit është e dënuar nga një shembje e krijuar, absolutisht nga dora kriminale e njeriut të korruptuar.
E pabesueshme!
Është një shembje e rrugës dhe urës që nuk mund të ndodhte kurrë, në qoftë se nuk do t’i gërryenin lumin dhe mbështetjen e saj në skarpatin në lumë.
Pa asnjë model është ndërhyrë në lumë dhe është shembur ura, hekurudha dhe rruga.
Shembje që nuk kanë asnjë lidhje as me motin, as me mbipesha, por janë krejtësisht nga dora e njeriut.
Dhe, siç keni parë, nuk ka mbetur segment rruge të ndërtuar nga dyshja Rama-Balluku që të mos jetë shembur.
Shembet rruga Kuç-Fterë e Lumit të Vlorës.
Shembet rruga në një fshat tjetër në Korçë.
Shemben rrugët në të katërta anët e vendit sikur të ishin të ndërtuara me kashtë dhe jo me strukturat e duhura të ndërtimit.
Të gjitha janë vepra të korrupsionit.
Ajo që është më dramatike se vetë shembja është heshtja kriminale e organeve të prokurorisë.
Asnjë të arrestuar, asnjë të marrë në ndjekje, që të gjitha rrugët pa përjashtim të shembura.
Shembet unaza e Burrelit. Shembet Rruga e Arbrit. Shembje, shembje dhe kudo vetëm shembje dhe sikur ato i kanë ndërtuar alienët dhe jo kompani të kontraktuara nga qeveria me paratë e taksapaguesve.
Nuk veprohet sepse paratë janë ndarë me qeveritarët.
Kurse vetë Edi Rama fluturon në Korçë me 30 mijë euro fluturimi. Ka shkuar me dy helikopterë.
Helikopteri Tiranë-Korçë shpenzon 15 mijë euro udhëtim.
30 mijë euro bileta e tij e mëngjesit.
U bëj thirrje qytetarëve të Korçës ta gjuajnë me domate dhe vezë kudo që ta shohim.
Vezë dhe domate, domate dhe vezë ndaj kryehajdutit!
Ky duhet të jetë qëndrimi i qytetarëve shqiptarë në çdo skaj ndaj çdo qeveritari.", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, përsa i përket diversifikimit të protestës duhet...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Në nj&eum...
Ardian Kalija TIRANË- Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija ka kërkuar që prokuroria të provojë pretendimet se Balluku rreziko...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzim...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato po ndjek nga afër mbledhjen që me dyer të mbyllura lidhur...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi mediat kanë raportuar se ai ka shkuar në Korçë me helikopter pë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ironizoi kryeministrin Rama, duke thek...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se PS-ja ka penguar për 2 muaj drejtësin&...
Belinda Balluku TIRANË- Mbrojtja e zv.kryeministres Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ditën e sotme, ku do t&eu...