Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një postim në X, Rama ka shkruar se jo vetëm në Korçë por edhe drejt Vlorës do të udhëtojë, për të shoqëruar një grup investitorësh.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi mediat kanë raportuar se ai ka shkuar në Korçë me helikopter për shkak të bllokimit të rrugës Prrenjas-Librazhd. Në një postim në X, Rama ka shkruar se jo vetëm në Korçë por edhe drejt Vlorës do të udhëtojë, për të shoqëruar një grup investitorësh.
Rama ka komentuar se shëmbjen e këtij akti rrugor, për të cilin thekson se është një rrëshqitjeje gjeologjike dhe se qeveria s'ka asnjë faji. Kryeministri ka bërë dhe një paralelizëm më Italinë, duke publikuar një foto nga rrëshqitjet andej dhe ka shkruar se ky fenomen natyror prej javësh po rrezikon qyteza të Italisë.
Postimi i plotë:
Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!
Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse! Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend - parti politike jo e jo - që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë:
E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!
E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.
*Për qartësi, bashkëlidhur është rrëshqitja aktuale në Itali, se gati janë ta transferojnë në Shqipëri/Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ironizoi kryeministrin Rama, duke thek...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se PS-ja ka penguar për 2 muaj drejtësin&...
Belinda Balluku TIRANË- Mbrojtja e zv.kryeministres Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ditën e sotme, ku do t&eu...
Mblidhet keshilli i mandateve TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të diskutuar kërkesën e Prokuror...
Artan Grubi MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është dorëz...
Albin Kurti dhe Bedri Hamza Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare n&...
Pak ditë më parë, deputeti Erion Malaj, i zgjedhur nga lista e mbyllur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun T...
Giorgia Meloni Çfarë fshihet pas rregullores së re të BE për emigrantët e cila urdhëron stacionimin e azilkërkues...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refu...