Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Politike
Ndaj tij ishte lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar! Dorëzohet në polici ish-zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi
Mësohet se ndaj tij ishte lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar.
23 Shkurt 2026, 09:17Nga D.S
Artan Grubi
MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është dorëzuar mëngjesin e së hënës në vendkalimin kufitar Bllacë. Mësohet se ndaj tij ishte lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar.
Mediat lokale bëjnë me dije se, Ministria për Punë të Brendshme e RMV, njoftoi se ai u paraqit në orën 06:10 minuta në është paraqitur, dhe menjëherë është privuar nga liria për veprime të mëtejshme.
Më 7 janar se ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim ishte parë në Prishtinë, duke lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë. Grubi ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa kishte lëshuar edhe pak mjekër.
Pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi hetim kundër Grubit për keqpërdorime serioze me tenderë në “Lotarinë shtetërore” më 16 dhjetor 2024, u bë e ditur se ai e kishte braktisur shtetin./Dosja.al