LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rektori përleu universitetin duke u rrëfyer te strofulla e hajdutëve!

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri Rama po përpiqet të shfrytëzojë një dosje me shuma të vogla për të mbuluar aferat me miliona euro. Berisha deklaroi se rektori e përleu universitetin duke thënë se duhet të ishte menduar mirë para se të futej aty si edhe akuzoi pedagogët që bëjnë konfesion në strofullën e zezë të hajdutëve në Europë. 

26 Shkurt 2025, 13:00 Nga I.A
Berisha: Rektori përleu universitetin duke u rrëfyer te strofulla e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur ditën e sotme se do të punojë me zgjedhësit e tyre, t'i shpjegojë programin e tij por nuk do të lërë pas as të zezat e Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri Rama po përpiqet të shfrytëzojë një dosje me shuma të vogla për të mbuluar aferat me miliona euro. Berisha deklaroi se rektori e përleu universitetin duke thënë se duhet të ishte menduar mirë para se të futej aty si edhe akuzoi pedagogët që bëjnë konfesion në strofullën e zezë të hajdutëve në Europë. 

"Libri i tretë është libri i zi. Këtu, pavarësisht se ai të lexosh ditë e natë nuk shterron, 20 përqind të kohës, aspak më shumë se tani duhet të punojmë me zgjedhësit tanë, t’u shpjegojmë programin tonë, çfarë do bëjmë. Të këqijat e tyre do i numërojmë, nuk i injorojmë, ama nuk do merremi në fushatë elektorale, të ulemi dhe të numërojmë të zezat e Edi Ramës. Le t’i numërojë vetë ai, ne do numërojmë ato që do bëjmë dhe 20 përqind kritikat. Përndryshe, siç e shihni, kthehemi tek një reagim i të gjithë atyre që ndjekin Shqipërinë apo dëgjojnë për Shqipërinë.

Reagimi i tyre është më i veçanti që kam dëgjuar në jetën time. I pabesueshëm, e pabesueshme, e pabesueshme. Nëse i thua dikujt që sot mazhoranca mblodhi pseudogrupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti, të cilit i janë lëshuar mandate arresti për një laborator që nuk ekziston, askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodh. Tani, duhet të sqarojmë disa momente këtu. Së pari, pse përdor Edi Rama këtë? Edi Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë duke shfrytëzuar një dosje që në përpjestim janë shuma të vogla, e përdor këtë për të mbuluar... nuk mungon vetëm djegësi i Tiranës që kushton 130 milionë euro, por mungon edhe laboratori që kushton 30 milionë.

Pra, përpiqet të përdorë shoshën për të mbuluar të vërtetat, për të mbuluar diellin. Kanë abuzuar këta 30 milionë lekë me aferën e 5D-ve, me aferën e Lajla Asadit, që shkon vetëm gardëroba 870 mijë euro, me 5D dhe pallatet, me Bushkën. Edhe të më falni d.m.th, po ai hajduti tjetër nuk kishte të drejtën morale të ulej në vend të kësaj!
Pra, çfarë ishte kjo sot? Unë nuk marr përsipër të them as për dosjen, por them një gjë, që rektori e përleu keq universitetin se kur mendon të shpëlash apo të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve, duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty. Nuk janë pekatorium ata, ata janë furbiorium. Se janë hajdutë ata. E shihnit ju si qesëndisej Lubia apo Taulant Balla? Hë, nuk jemi vetëm ne, janë edhe pedagogë. Shihni se çfarë ndodh me pedagogët. Të cilët, nuk kam asnjë koment, por di një gjë që nuk ndodhte kurrë që të shkosh dhe të bësh konfesion në strofullën e zezë të hajdutëve në Europë siç është ai grup," tha Berisha.

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj