LIVE UPDATES
Politike

"Programi ynë është Kushtetuta jonë"/ Berisha-deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se programi i tyre duhet të jetë Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, të cilat do t'i paraqesë si libra.

26 Shkurt 2025, 12:52 Nga M.L
"Programi ynë është Kushtetuta jonë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje ditën e sotme që të përkushtohemi regjistrimeve, si dhe numrit të madh të emigrantëve për të votuar. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se programi i tyre duhet të jetë Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, të cilat do t'i paraqesë si libra.

Berisha shtoi se këto libra do të shërbejnë për vizionin e tyre në të ardhmen, të vendosë minimumin jetik 200 euro që do të zhdukë varfërinë ekstreme, do të ketë rritje të rrogave me 20% si edhe do të ketë ulje të pagesës së energjisë nga bisneset. 

"Unë, megjithëse thashë keni bërë punë të jashtëzakonshme, u bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar.
Tani, ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive. Programi, përsëri unë theksoj, programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta. Ne, mbi të gjitha do paraqesim programin. Kemi këtu 3 libra, një libër është për arritjet e PD-së. Ne, pse e përdorim këtë libër? Jo për glorifikim, por thjesht si një bazë që na lejon ne të shohim tek Shqipëria Madhështore.

Se kur thua Shqipëria Madhështore, tingëllon joreale. Se më tha një gazetar, ku e kishe madhështoren në vitet 2005-2013. Po, i thashë unë, se dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk ka më madhështore. Kjo quhet quantum leap. Ishim me atë infrastrukturë, e përmbysëm. U anëtarësuam në NATO, bëmë vizat. Pra, thjesht për të argumentuar pse na shërben ne ky libri i punëve të mira. Na shërben thjesht për vizionin tonë për të ardhmen. Libri i dytë, libri kryesor, programi ynë. Ky program ka gjithnjë qytetarin, askush nuk mund të thotë se ku gjenden paratë. Të gjitha paratë janë. Po si do i shpërndash? Në qoftë se ne ndjejmë detyrim ndaj qytetarëve, sigurisht një pjesë të tyre do i kthejmë në rroga dhe pensione. Kjo është e thjeshtë.

Prandaj do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro nuk do ketë më varfëri ekstreme. Të gjithë e zhdukin në këtë mënyrë varfërinë ekstreme. Caktojnë një shumë dhe ajo shumë është gjithnjë më e madhe se e varfërisë ekstreme. Të biem pak në paqe. Kjo është vetëm fillimi. Rrogat minimale rriten me 20 përqind, janë 400, bëhen 500. Kjo është gjithnjë tre muajt e parë. Karta e konsumatorit. Po, nuk mund të taksohen njëlloj në ushqime ky që merr 200 euro me ty që merr 1 mijë euro. Ky do ketë kartën e konsumatorit, të paktën ato ushqime do i marrë pa taksa. Do i kthehen taksat. Energjia për biznesin. Si mund të paguajë biznesi 24 lekë për energji? Jo, do paguajë 6 lekë dhe absolutisht e përballueshme 100 përqind.

Këta vjedhin. A e dini ju se këta sot pas 11 vitesh kanë të ndërtuar përveç tunelit të Llogarasë, absolutisht asnjë rrugë me buxhet të tyre. Ura e Limuthit-Thumanë është ndërtuar me fondet e privatit. Është me kredi të privatit.
Bajpasi i Vlorës me kredi të dhënë nga Komisioni Europian në kohën e PD. Bajpasi i Fierit me kredi dhe ka qenë i ndërtuar deri në gjysmë. Ku i çuan këta? Rrasa guri në sheshe. Po sa janë ato? Janë 57 miliardë euro pasi zbret rrogat. Me 57 miliardë euro ndërton gjëra fantastike, përrallore. Ku janë? I kanë zhdukur. Prandaj bëhen mbledhjet. A i patë mbledhjet sot?," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet