LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqipëria është nën pushtetin e krimit, sfida e demokratëve është mbrojtja e votës së lirë

Lideri i opozitës theksoi se PD ka qëndruar e palëkundur në mbrojtje të të vërtetës dhe votës së lirë, duke sfiduar manipulimet elektorale dhe ndërhyrjet e krimit të organizuar në procesin zgjedho.

21 Janar 2026, 19:16 Nga E. D
Berisha: Shqipëria është nën pushtetin e krimit, sfida e
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, deklaroi se Shqipëria është nën pushtetin e krimit. Lideri i opozitës theksoi se PD ka qëndruar e palëkundur në mbrojtje të të vërtetës dhe votës së lirë, duke sfiduar manipulimet elektorale dhe ndërhyrjet e krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Në fund, Kryedemokrati nënvizoi se kjo betejë është një moment historik vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë.

"Mbi të gjitha, Shqipërinë që renditej në vendet, në grupin e vendeve më të varfra, e nxorrëm të renditur në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Besnikë të idealeve tona, ne humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë. Pra, u qëndruam vlerave dhe parimeve. Sot, çfarë ka ndodhur? Sot, në pushtet, partia e krimit. Nuk mund të ketë emër tjetër partia në pushtet përveçse parti-krimi. Në fakt ajo ka lidhje me krimin. Në fakt ajo është rritur me gjakun e shqiptarëve të ndershëm, në luftë civile. Në fakt ajo ka mbijetuar në shtypjen më të egër të shqiptarëve. Dhe sot, sot ajo më shumë se kurrë në historinë e saj, vjedh shqiptarët dhe poshtëron kombin shqiptar.

Miq, në diktaturën e narko-horrave votohej me dajre dhe daulle, dihet. Frika që kishte mbjellë patronazhisti që shpërndante tre muaj para zgjedhjeve, nga pallati në pallat, mbi terror, dhe njerëzit shkonin votonin automatikisht për kandidatin që s'duhej. Po sot? Ku jemi? Sot ne jemi përsëri një diktaturë. Një diktaturë e cila dallon nga e para. Ku dallon? E pranon pluralizmin. E para e kishte të ndaluar me kushtetutë. Kjo nuk e ka të ndaluar me kushtetutë, përkundrazi, kushtetuta sanksionon rend demokratik. Por kjo e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet. E shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet dhe pluralizmin e shndërron të pavlerë, e shndërron në fasadë.

Edi Rama realizon këtë nëpërmjet, nëpërmjet shndërrimit të zgjedhjeve në farsë. Nëpërmjet propagandës së tij, se farsat janë votë, se farsat janë zgjedhje. Nuk ka demokrat e demokrat. Sot forca jonë politike ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë, por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, nga njëra anë, nga njëra anë ky armik i votës së lirë zgjedhje nuk bën, ose bën zgjedhje farsë një lloj si paraardhësit e tyre. Nga ana tjetër, të gjithë altoparlantët e mediave, 42 mercenarë të fjalës së lirë, shpërndahen çdo natë për t'u thënë shqiptarëve se Edi Rama fiton zgjedhjet, se opozita humbet zgjedhjet. Për të mbrojtur një mashtrim të pa, të pakufijshëm.

Por, kësaj here nuk eci. Kësaj here falë punës që u bë nga ju, qëndrimit që u mbajt, jo. Ai u sul si bandit dhe donte me çdo kusht të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Dështoi me turp. Përkundrazi, ato raporte do t'jua mbledh vetëm me dy fjali. Në Këshillin e Europës rekomandimi ishte që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që zgjedhjet në Shqipëri janë si në monizëm. Shteti me të gjithë fuqinë e tij në garë, partitë me mundësitë dhjetëra herë më të pakta në garë. Kurse në Parlamentin Europian, kryevëzhguesi i zgjedhjeve nga ai parlament deklaroi se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

A i keni dëgjuar ju këto media të shpërfytyruara të flasin një herë për ndërhyrje, për rolin e tmerrshëm të krimit të organizuar? Tepër rrallë. Nuk mund të mohohet. Por kartelet e drogës nuk kanë si mision kryesor fushatë farse elektorale të qeverisë së krimit. Kthehem dhe njëherë, ne, parti e të vërtetave. Kësaj here, pavarësisht nga kalvari që kaluam, më i pamerituari, më qesharak, ai kalvar që kaloi Partia Demokratike ia vlen të bëhet, të bëhet skenari i një prej filmave më oruellian që mund të dalë. Po pse? Se mbronim të vërtetën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj