LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Partia Demokratike, forca e idealeve që ringrihet gjithmonë për lirinë dhe Shqipërinë

Gjatë një takim me strukturat e Partisë Demokratike të njësisë numër 2, Berisha u shpreh se PD me idealet e saj ndau, përmbysi epoka dhe sisteme.

21 Janar 2026, 19:02 Nga E.d
Berisha: Partia Demokratike, forca e idealeve që ringrihet gjithmonë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Partia Demokratike është forca e idealeve që ringrihet gjithmonë për lirinë dhe Shqipërinë. Gjatë një takim me strukturat e Partisë Demokratike të njësisë numër 2, Berisha u shpreh se PD me idealet e saj ndau, përmbysi epoka dhe sisteme.

Ai tha se opozita ja doli që në vendin e diktaturës më ekstreme, hiperkolektivizmit më ekstrem, të ndërtojmë rendin demokratik, institucionet e shtetit demokratik, ekonominë e tregut.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, demokrateve e demokratëve të lagjes 2. Të gjithë demokratëve e demokratëve të Tiranës, qytetareve e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Të dashur drejtues, të degës së Partisë Demokratike numër 2, Jorida, zonja kryetare, Belind, Enri, Mimoza, të gjithë sa jeni këtu. Është kënaqësi e veçantë të takohem me ju dhe takohem me ju me shpresë dhe besim të plotë. Sepse, në 35 vite, kur ndalim dhe vështrojmë pas, ne vijmë këtu si njerëz të idealeve.

Si njerëz që sakrifikuam për idealet më të larta, më fisnike të njeriut. Për lirinë e individit, për votën e lirë, për iniciativën e lirë, për atdhedashurinë, për Shqipërinë. Sakrifikuam për familjen. Pra, ne jemi njerëz të cilët jemi udhëhequr dhe kemi mbrojtur të vërtetat më të mëdha të një shoqërie, të vërtetat më të mëdha të një individi. Ky është realiteti, kjo ka qenë përcaktuese në mbijetesën tonë. Ne u krijuam në një terren më armiqësorin që mund të ishte. Në një terren që opozita ishte një mallkim. Por ne ia dolëm. Ia dolëm jashtë çdo parashikimi.

Që në atë terren, në vendin e diktaturës më ekstreme, hiperkolektivizmit më ekstrem, të ndërtojmë rendin demokratik, institucionet e shtetit demokratik, ekonominë e tregut. Dhe ajo që është shumë e veçantë në këtë arritjen tonë: ne ia dolëm në një kohë kur, në agun e këtyre ndryshimeve, ne pothuaj nuk dinim asgjë për to. Por ne mësuam. Ne të vendosur të kthejmë në jetë idealet tona, ne arritëm në katër vite një transformim epokal të Shqipërisë. Me idealet tona, ne ndamë epoka. Përmbysëm epoka, sisteme.

Dhe mbi të gjitha, ne çështjen kombëtare shqiptare, një çështje e tradhtuar në mënyrë më antishqiptare, një çështje që përbënte një nga padrejtësitë më të mëdha historike të Europës, ne guxuam. Javën e parë, ne u thamë shqiptarëve dhe botës, se për ne, çështja kombëtare do të jetë Ylli ynë Polar. Në rast se ne nuk do thonim, nuk do shpallnim këtë, ne nuk duhet të ekzistonim, nuk meritonim të ekzistonim. Pra, që në themelim, ne morëm përsipër mision, misione të mëdha. Dhe e vërteta është që ka qenë misioni ynë. Ka qenë misioni ynë për Shqipërinë, ka qenë misioni ynë për lirinë.

Ajo bën që sa herë menduan që ne u zhdukëm, të ngrihemi si feniksi nga hiri. Ajo që bën që ne të transformojmë në mënyrë epokale Shqipërinë. Miq, ne u përmbajtëm këtyre të vërtetave, nuk i lëshuam ato. Të shpallje ti në vitet '90 se çështja kombëtare është Ylli ynë Polar, në një kohë kur fqinjët tanë kishin kthetrat të gjithë në çështjen shqiptare, automatikisht shpallje një armiqësi me të gjithë ata që i kishin kthetrat në këtë çështje.
Po ne do ta bënim atë. Sepse në qoftë se, thashë edhe njëherë, ne do përfaqësonim interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, këto të vërteta që mbrojtëm, ky mision, u shndërrua dhe në forcën jetike të Partisë Demokratike./Dosja.al

sali berisha opozita shqipëri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë