LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqipëria në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës

Kryedemokrati theksoi se tronditje të veçantë shkaktoi denoncimi i prezantimit në gjyq në kafaz qelqi të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Ilir Meta, duke e krahasuar gjendjen në Shqipëri me atë të vendeve më diktatoriale të Afrikës.

2 Maj 2026, 10:37 Nga E. D
Berisha: Shqipëria në epiqendër të samitit të
Sali Berisha

TIRANË-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur nga Zagrebi, ku mori pjesë në samitin e IDU-së, Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, u shpreh se Këshilli Ekzekutiv i këtij institucioni mbajti mbledhjen e tij, ku Shqipëria zuri vendin qendror të diskutimeve. Berisha, bëri me dije se mbledhja u hap me një rezolutë të posaçme për gjendjen në Shqipëri, rezoluta, e cila ka marrë mbështetjen unanime të të gjitha partive anëtare të IDU-së dhe që trajton një sërë çështjes që shqetësojnë vendin tonë.

Kryedemokrati theksoi se tronditje të veçantë shkaktoi denoncimi i prezantimit në gjyq në kafaz qelqi të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Ilir Meta, duke e krahasuar gjendjen në Shqipëri me atë të vendeve më diktatoriale të Afrikës. Gjatë intervistës, Berisha shprehu mirënjohje të veçantë ndaj presidentit Harper dhe kryeministrit Penkoviç për mbështetjen dhe pritjen e treguar, duke njoftuar gjithashtu zgjerim të bashkëpunimit bilateral me partitë mike ndërkombëtare.

"Përsëri sot (dje), Shqipëria ishte në epiqendër të vëmendjes, mund ta themi, të ekzekutivit të IDU-së, që përbëhet nga kryesia dhe përfaqësuesit, kryetarët e të gjitha partive anëtare. Mund të them se mbledhja u çel, nisi me një rezolutë për gjendjen alarmante në Shqipëri nga regjimi autokratik i Edi Ramës. Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen e plotë të të gjitha forcave politike anëtare të EDU-së, trajton probleme madhore të Shqipërisë, trajton gjerësisht farsën elektorale, kapjen totale të shtetit nga krimi, banda dhe kartelet e drogës, përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, bllokimin e luftës kundër korrupsionit, ngadalësimin e proceseve të integrimit, për këto shkaqe, mburojën e ngritur ndaj prokurorisë speciale dhe sistemit të drejtësisë për vjedhjet dhe shpërdorimet e ministër, Edi Ramës dhe ministrave të tij, lidhjet e niveleve më të larta të karteleve të drogës dhe krimit me qeveritarët, shndërrimin e Shqipërisë në një parajsë për kartelet e drogës, organizatat kriminale dhe bandat, ndërkohë në një vend të pajetueshëm, që braktiset masivisht nga shqiptarët.

Edhe njëherë, shpreh mirënjohjen më të madhe, të pakufishme, ndaj presidentit Harper, ndaj të gjithë miqve të dhe kryetarëve të partive të EDU-së për këtë mbështetje të plotë që i dhanë dhe mund të themi edhe njëherë që mbledhja kryesore, që është samiti i këtij samiti, u çel me rezolutën për Shqipërinë. Pati, sigurisht, rezoluta të tjera për Tanzaninë, për Iranin, por ajo që, ajo që ishte specifike, sepse Shqipëria, njëlloj si Tanzania, njëlloj si vendet më të diktatoriale të Afrikës, është vend i të burgosurve politikë, i të përndjekurve politikë, tronditje krijoi, krijoi denoncimi që ne bëmë i paraqitjes në sallën e gjyqit në kafaz të qelqtë i ish-kryeministrit, ish-presidentit dhe ish-kryetarit të parlamentit të vendit, Ilir Meta.

Pra, ishte një, një, një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, për opozitën shqiptare dhe për shqiptarët. Ndërkohë, mund të them se punimet dy, tre ditore, tre ditore të këtij samiti të, ëh, IDU-së, ishin përsëri shumë të dobishme.
Unë isha në një panel kushtuar zgjerimit dhe në këtë panel kushtuar zgjerimit, unë pata mundësi të ekspozoj plotësisht problemet madhore me të cilat haset procesi i zgjerimit ëh, në Shqipëri dhe në rajon.

Theksova se farsa elektorale, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë, përcaktimi i rezultateve të zgjedhjeve nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, bllokimi i sistemit të drejtësisë, mbrojtja e Ballukut, Akshit dhe afera të tjera, por edhe nismat aberative, Tiranë-Beograd, duke filluar që nga ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës, duke vazhduar me Ballkanin e hapur dhe tani së fundi me letrën e publikuar nga binomi, Vuçiç-Rama për të kërkuar jo anëtarësim të plotë dhe dinjitoz, por të dorës së dytë, pra vetëm tregti të lirë dhe lëvizje të lirë, janë faktorë jashtëzakonisht negativë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajonin tonë.

Sikundër garantova se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një promotor i fuqishëm i proceseve të integrimit evropian. Jam njoftuar dhe kam patur, kemi patur takime të vazhdueshme, edhe njëherë mirënjohjen më të thellë kryeministrit Plenkoviç për pritjen e përzemërt. Në takimin e përzemërt që organizoi, pritjen e përzemërt që shtroi mbrëmë për të gjithë delegacionet, presidentit Harper, për kujdesin e veçantë që tregoi dhe interesin e veçantë që tregoi për Shqipërinë, takime të tjera me kryetarët e partive, me ministra të jashtëm, takime në të cilat ne ramë dakord që të të zgjerojmë bashkëpunimin bilateral dhe në kuadrin e kësaj organizate multi, multilaterale në interesin më të mirë të opozitës shqiptare," tha berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj