LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për pallatin në pajë të Linda Ramës

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi “Mafien e Surrelit” si më të rrezikshmen në Europë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion në tendera dhe punë publike.

5 Shkurt 2026, 12:48 Nga I.A

Berisha: Shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për “pallatin në pajë” të Linda Ramës. Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi “Mafien e Surrelit” si më të rrezikshmen në Europë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion në tendera dhe punë publike.

Berisha tha se për ndërtimin e pallatit nuk ekziston asnjë faturë zyrtare doganore, tatimore apo ndërtimore. Sipas tij, hetimi për origjinën e pasurisë u ndërpre pas shkarkimit të ish-zyrtares së ILDKP-së, Zana Xhuka. Ai shtoi se kompania që ndërtoi pallatin përfitoi fonde të fryra në projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, duke e çuar koston në rreth 300 milionë euro.

"Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Europës. Është mafia që u kushton shqiptarëve në çdo punë publike, në çdo tender, qindra dhe miliarda euro. Sot unë kam zgjedhur të ndalem para qytetarëve shqiptarë se sa paguajnë ata për pallatin në pajë të Linda Ramës. Pallat për të cilin, Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, kryehajduti i kombit, Edi Rama, nuk janë në gjendje të paraqesin qoftë edhe një faturë të vetme doganore, tatimore, ndërtimore, mjedisore apo të çdo lloji. Pra, pallati në pajë i ndërtuar në sheshin e pallateve, në tokën e tyre, kjo duhet theksuar. Ajo ka qenë tokë e familjes Basha, Basha është mbiemri i vajzërisë së zonjës Rama.

Pra, i ndërtuar në sheshin e pallateve në kundërshtim me çdo kondicion urbanistik. Por ky është kapitull i veçantë. Kapitulli tjetër është se zonja nuk paraqet dot qoftë edhe një faturë të vetme për pallatin 5 kate mbi tokë, sa ka nën tokë, shkoni dhe kontrollojeni vetë. Kur ky superskandal u denoncua me dokumente nga PD në atë kohë, dhe kur ILDKP filloi procedurën e hetimit për origjinën e pallatit, origjinën e pallatit pa asnjë faturë, Edi Rama shkarkon në mënyrë të rrufeshme zonjën Zana Xhuka, një nga zyrtaret më serioze të administratës shtetërore, e shkarkon në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vetëm për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga pallati që mbi apo që ra si me parashutë i Linda Ramës, për të cilin ajo tha se është ndërtuar me para gjaku.
Nuk besoj se vëllai i saj në emigracion të jetë marrë as me drogë, as me vrasje. Jo. Po se si e lëshoi ajo atë fjalë, e di vetë dhe kjo është çështje e tyre familjare. Por tani dëgjoni pak se sa e paguajnë shqiptarët pallatin.

Shqiptarët pallatin e paguajnë, siç thotë vetë shprehja e tyre popullore, më shumë se frëngu pulën. Shqiptarët, kompaninë që ndërtoi pallatin, kompaninë 2T të famozit Sako, vëllait të ish-komandantit të gardës, aktualisht kryetar bashkie në Tepelenë, e paguajnë jo 100 apo 200, por e paguajnë së paku 300 milionë euro pasi rruga Qukës- Qafë Plloçë, e filluar në vitin 2009, 43 kilometra, e parashikuar me një shumë prej 73 milionë dollarë të Bankës Islamike, kjo rrugë pas vitit 2013 iu besua ndërtuesit të pallatit në pajë. Ndërtuesi Sako, në rrugën Qukës- Qafë Plloçë, arriti të fryjë çmimet, fjala është në 310 milionë, e vërteta rreth 400 milionë euro në mënyrën më të pabesueshme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj