LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se në këtë 35-vjeçar PD ia doli ta shkëpus Shqipërinë nga varfëria, ta anëtarësoj në NATO dhe të transformojë infrastrukturën.

18 Dhjetor 2025, 18:38 Nga E.d
Berisha: Sot PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se në këtë 35-vjeçar PD ia doli ta shkëpus Shqipërinë nga varfëria, ta anëtarësoj në NATO dhe të transformojë infrastrukturën.

Lideri demokrat tha se viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale dhe pasardhësit e atyre të cilët 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë. Berisha u shpreh se përpjekjet për shuarjen e PD si parti sovrane, dhe shndërrimin e saj në një parti fasadë të Partisë së Krimit, dështuan. Në fund, ai tha se në të katër anët e botës, është qartësuar se Edi Rama vodhi votën dhe se nuk bëri zgjedhje, por farsë elektorale.

"Të dashur miq, lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte lëvizje antikomuniste më e fuqishme në Shqipëri. Pas qëndrimeve, demonstrimeve antikomuniste të janarit, erdhi kryengritja e fuqishme paqësore e marsit në Kavajë, në të cilën ra për të, për të mbetur i pavdekshëm heroi i parë i demokracisë shqiptare, Josif Buda. Por ato dy ditë, përballja me regjimin, ngjitet në nivelin e një legjende. Të rinjtë që janë sot në këtë shesh duhet ta dinë se ata burra që hodhën dhe shkelmuan në stadium veprat e gjakësorit, po ata që sulmuan komisariatin e policisë, secili prej tyre mund të pritej nga breshëritë e kallashnikovëve dhe të mitralozave. Por ata kishin një motiv, ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’. Dhe me betejën e tyre ata çliruan Kavajën, qytetin e parë të lirë të Shqipërisë. Me betejën e tyre frymëzuan shqiptarët në Tiranë dhe kudo në të katër anët e vendit. Ndaj dhe një nderim të pakufishëm, një mirënjohje të thellë për të gjithë djemtë, burrat, gratë e Kavajës që me demonstratat e marsit çliruan qytetin e tyre.

Kavaja e lirë, Kavaja demokratike, që në dhjetor të '90-ës, luajti një rol përcaktues vendimtar për fatin e Partisë Demokratike. Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë dhe tmerr! Mburojë për forcat demokratike në Tiranë dhe tmerr për reaksionin që kishte, që kishte rrëmbyer armët kur u shemb monumenti i Enver Hoxhës dhe donin të ktheheshin në Tiranë me armë. S'guxonin. Nuk guxonin. Vetëm e vetëm se ishte Kavaja. Ishte postblloku i lirisë. Në këto 35 vite, askush më mirë se ju nuk e mbrojti me votën e vet, me votën e e qytetarëve lirinë. Ndaj unë jam shumë mirënjohës që vij këtu, zoti kryetar i bashkisë dhe kryetar partie. Për të gjetur qytetarë, i, qytetarë të parë, të votuar, të besuar nga qytetarët e Kavajës. Kam shumë mirënjohje për anëtarët e degës së Partisë Demokratike të këtij qyteti, kontributin e saj.

Miq, në udhëtimin tonë 35 vjeçar, ne ja dolëm. Ja dolëm ta shkëpusim Shqipërinë nga honet e varfërisë në të cilat rrokullisej. Të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO. Të lëvizim të lirë. Të nxjerrim shqiptarët në krye për rroga dhe pensione në rajonin tonë. Ja dolëm t'i jap, të ndryshojmë, transformojmë infrastrukturën. Pranuam rotacionin si kusht i të gjitha kushteve për të respektuar lirinë e qytetarëve tanë. Por viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale. Solli në pushtet pasardhësit e atyre të cilët 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të fshijnë nga harta e Shqipërisë pluralizmin.

Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shuajnë Partinë Demokratike si parti sovrane, të shpirtit dhe zemrave tuaja. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shndërrojnë Partinë Demokratike në një parti fasadë të Partisë së Krimit. Të gjitha dështuan. Sot Partia Demokratike vjen në këtë 35 vjetor, ju garantoj unë, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sot Partia Demokratike ja doli. Ja doli me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e demokratëve, jo vetëm të qëndrojë e fuqishme, por të mbrojë votën e shqiptarëve. Sot në të katër anët e vendit, në të katër anët e botës, është qartësuar se Edi Rama vodhi votën, se Edi Rama s'bëri zgjedhje, por farsë elektorale." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama kavaja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj