Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe i zunë vendet e ministrave të Qeverisë, në një përpjekje për të ndërprerë seancën, përpara se të ndërhynte policia.
TIRANA- Deputetët e opozitës u përleshën me gardën brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë të enjten, pas tensioneve disajavore lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë.
Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe i zunë vendet e ministrave të Qeverisë, në një përpjekje për të ndërprerë seancën, përpara se të ndërhynte garda olicia.
“Nuk mund të ketë Kuvend me ata zbatojnë moton vidh dhe ik”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë.
“Ligji, ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, shtoi ai për media pas seancës.

Deputetët e opozitës kërkonin të shihnin akuzat zyrtare të paraqitura kundër zëvendëskryeministres Balluku.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut dhe ta autorizojë arrestimin e saj.
Kuvendi, ku shumicën e ka partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama, pritet të votojë për kërkesën e SPAK-ut të premten.
Ndaj Ballukut, e cila njëherësh është edhe deputete dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, SPAK-u ngriti aktakuzë më 31 tetor të këtij viti, nën dyshimet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve.
Balluku i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, dhe tha se do të bashkëpunonte plotësisht me drejtësinë.
Ajo ishte pezulluar nga detyrat zyrtare dhe i ishte pamundësuar largimi nga shteti, por vendimi i SPAK-ut për pezullim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Rama tha se pas vendimit të Kushtetueses, tani SPAK-u po kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, qoftë për ta dërguar në burg apo në arrest shtëpiak.
Ai tha se “arrestet pa gjyq” janë bërë “modë e vrazhdë në Shqipëri”, por shtoi se nuk mund ta paragjykojë kërkesën në fjalë./ REL
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe drejtori i OSHEE-së Erald Elezi, kanë dalë nga ambientet e...
Belinda Balluku TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mbaj&e...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet ditën e nesërme me aleatët e PD. Takimi do t&eu...
Kujtim Cakrani TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, është paraqitur sot në SPAK...
foto ilustruese TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Gazeta greke, Protothema i ka bërë jehonë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku shpë...
Ilir Proda TIRANË- Një lajm ka bërë bujë në mediat shqiptare se drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda i ...
Belinda Balluku TIRANË- Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK lidhur me ç...
pamje nga kaosi ne kuvend TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas seancës kaotike që u zhvillua sot në seancën pl...