18 Dhjetor 2025, 12:47
Nga E. D
pamje nga kaosi ne kuvend
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas seancës kaotike që u zhvillua sot në seancën plenare. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Peleshi thekson se Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Në postimin e tij Peleshi falenderoi edhe Gardën për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës. Në fund, ai thekon se Parlamenti është institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputeteve duhet të dëshmojnë përgjegjësi.
Reagimi i Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi:
Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes. Çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cënon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve. Detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos.
Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë. Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike.
Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët. Mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës./Dosja.al
niko peleshi kaosi ne kuvend seanca plenare
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:35
E. D
Bardhi, Çaushi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë u kthye sot në 'arenë përleshje' mes deputetëve të Partis&e...
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë nga takimi me ish-Presidentin Hashim Thaçi në Hagë ditën e sotme. Me an...
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:09
E. D
Erion Ismaili
TIRANË- Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili është paraqitur në GJKKO për...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:55
E. D
Hava Delibashi
TIRANË- Drejtoresha e AKSH- it Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur p...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:38
I.A
TIRANË- Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në masë sigurie 'arrest shtëpie' është paraqitur sot në GJKKO s...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:36
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot për mediat se, situata e krijuar n&eu...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:20
I.A
Kuvendi
TIRANË- Një situatë e tensionuar dhe mes kaosit është mbajtur në seancën e sotme plenare. I gjithë kao...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:34
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prenoncua për mediat jashtë kuvendit pas mbylljes së...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:12
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me përplasje të ashpra, sharje dhe ofendime, pasi demokratët që para se të...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:09
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Pas përfundimit të seancës kaotike të ditës së sotme në parlament, Kreu i Partisë ...