Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Thaçin po luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë nga takimi me ish-Presidentin Hashim Thaçi në Hagë ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Thaçin po luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Ndërkohë që arrestimin e tij e ka cilësuar si rrëmbim pa gjyq e pa akuzë.
Rama shkruan se me Thaçin kanë folur për libra të ndryshëm si dhe për miqtë e përbashkët e dy vendet. Rama në fund shkruan se burgosja e Thaçit është një padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike.
Postimi i Plotë:
Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.
E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar - një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut”.
Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë. Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor.
Erion Ismaili TIRANË- Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili është paraqitur në GJKKO për...
Hava Delibashi TIRANË- Drejtoresha e AKSH- it Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur p...
TIRANË- Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në masë sigurie 'arrest shtëpie' është paraqitur sot në GJKKO s...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot për mediat se, situata e krijuar n&eu...
Kuvendi TIRANË- Një situatë e tensionuar dhe mes kaosit është mbajtur në seancën e sotme plenare. I gjithë kao...
Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prenoncua për mediat jashtë kuvendit pas mbylljes së...
Saimir Korreshi TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me përplasje të ashpra, sharje dhe ofendime, pasi demokratët që para se të...
Sali Berisha TIRANË- Pas përfundimit të seancës kaotike të ditës së sotme në parlament, Kreu i Partisë ...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare u 'pushtua' nga skandali, ku përveç përplasjes ofenimeve dhe sharjeve, një rea...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Seanca plenare u mbyll pas rreth një ore, ku u shoqërua nga tensione dhe debate të ashpra. I gjith...