Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ndërkohë e pyetur nga gazetarët, Kërçanaj ka refuzuar që të flasë, ndërsa avokati i saj ka deklaruar se nuk kanë asnjë koment.

TIRANË- Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në masë sigurie 'arrest shtëpie' është paraqitur sot në GJKKO sot. E shoqëruar me makinë policie, Kërçanaj ka shkuar në GJKKO bashkë me avokatin e saj. Ndërkohë e pyetur nga gazetarët, Kërçanaj ka refuzuar që të flasë, ndërsa avokati i saj ka deklaruar se nuk kanë asnjë koment.
"Nuk kemi asnjë koment në këto momente," tha avokati.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSH-it
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Më datë 16 dhjetor, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. /Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot për mediat se, situata e krijuar n&eu...
Kuvendi TIRANË- Një situatë e tensionuar dhe mes kaosit është mbajtur në seancën e sotme plenare. I gjithë kao...
Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prenoncua për mediat jashtë kuvendit pas mbylljes së...
Saimir Korreshi TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me përplasje të ashpra, sharje dhe ofendime, pasi demokratët që para se të...
Sali Berisha TIRANË- Pas përfundimit të seancës kaotike të ditës së sotme në parlament, Kreu i Partisë ...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare u 'pushtua' nga skandali, ku përveç përplasjes ofenimeve dhe sharjeve, një rea...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Seanca plenare u mbyll pas rreth një ore, ku u shoqërua nga tensione dhe debate të ashpra. I gjith...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me përplasje të dhunshme, pasi deputetët e opozitës “pu...
TIRANË- Kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe drejtori i OSHEE-së Erald Elezi janë paraqitur në Gjykatën e Posa&ccedi...
TIRANË- Godina e Kuvendit ka marrë flakë ditën e sotme. Siç shihet dhe nga pamjet e e mëposhtme, flakë në Kuven...