LIVE UPDATES
Politike

Berisha takon Presidentin e PACE: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e parë në Europë

Në takim u diskutua në lidhje me pasojat dramatike të narkodiktaturës në rrënimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomisë në Shqipëri.

2 Tetor 2025, 14:38 Nga I.A
Berisha takon Presidentin e PACE: Shqetësime të thella për
Sali Berisha dhe Theodoros Roussopoulos

STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Theodoros Roussopoulos. Në takim u diskutua në lidhje me pasojat dramatike të narkodiktaturës në rrënimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomisë në Shqipëri.

Berisha e nisi takimin duke i shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë Presidentit Roussopoulos dhe Asamblesë së PACE për mbështetjen e palëkundur ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike.

Ai theksoi rolin thelbësor që luan Asambleja në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në të gjithë kontinentin, përfshirë Shqipërinë, ku faktikisht është vendosur diktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në drogën dhe kartelet e saj. Ai evidentoi abuzimin sistematik me pushtetin nga ana e Edi Ramës, persekutimin e opozitës, kapjen e cdo institucioni.

Gjatë takimit, Berisha ngriti disa çështje urgjente:

Ekonomia e drogës dhe kapja e shtetit: Berisha ngrit shqetësimin që Shqipëria tashmë është konfirmuar si ivetmi narco-shtet në Evropë, ku trafiku i drogës, kartelet e drogës ushqejnë njëkohësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashkëpunimi i qeverisë me rrjetet kriminale ka shkatërruar çdo shtyllë të qeverisjes dhe ka deformuar ekonominë kombëtare duke i sjellë dëme të pariparueshme Shqipërisë.

Shpopullimi masiv: Sipas Eurostat, Shqipëria vetëm në zonën e Shengenit, në 10 vite ka humbur mbi 1,099 milionë qytetarë, me të rinjtë dhe profesionistët që largohen masivisht për shkak të mungesës së shpresës, pasigurisë dhe mungesës së mundësive. Vendi përballet me një kolaps demografik të pakthyeshëm.
Rënia ekonomike dhe kolapsi i eksporteve: Zhvlerësimi i madh i Euros nga futja me kontejnerë, autobuza, mikrobuza e narkoeurove ka shkaktuar rënien e madhe të eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujqësor dhe turizmit në Shqipëri.

Pastrimi i parave të drogës: Pas marrëveshjeve të narkoqeverisë me kartelet shqiptare të drogës aktualisht më të fuqishme në Europë, Shqipëria është shndërruar në parajsën e larjes së miliardave të eurove të drogës të këtyre karteleve. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është 300% më i lartë se mesatarja e BE, e megjithatë çmimet e apartamenteve në kullat dhe pallatet e drogës vetëm rriten.

Manipulimi zgjedhor: Berisha shprehu shqetësim të thellë për farsën zgjedhore parlamentare të vitit 2025, ku kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të padiskutueshme me krimin rezultuan më të votuarit, mes provave serioze për blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Ndërkohë, tashmë janë të njohura dhe publike faktet që Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave te tjera nga Edi Rama: Së fundmi, Berisha dënoi refuzimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky refuzim I hapur e flagrant konfirmon se pushteti gjyqësor është thjesht formal. Z. Berisha e konsideroi një tjetër provokim skandaloz emërimin e znj. Olta Xhaçka në krye të Delegacionit Shqiptar në PACE, pavarësisht se për të ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe një opinion të Komisionit të Venecias të pazbatuar.

Berisha bëri thirrje për një vëmendje më të shtuar nga PACE dhe të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare ndaj narkoregjimit autokratik në Shqipëri, si dhe për mbështetje në rikthimin e rendit demokratik, pavarësisë së drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Presidenti Roussopoulos rikonfirmoi angazhimin e PACE ndaj vlerave demokratike dhe shprehu gatishmërinë për të ndjekur nga afër çështjet alarmante të ngritura gjatë takimit.

theodoros roussopoulos sali berisha


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj