Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se ndonëse të rinjtë e sotëm nuk kanë jetuar asnjë ditë të diktaturës, nuk do të thotë se janë të pandjeshëm ndaj atij regjimi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para mbështetësve të tij tha se që nga dhjetori i dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, sipas tij "rruga e Shpresës" ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.
Ai u shpreh se të rinjtë sot janë përballë me betejën për qeverinë teknike dhe që shqiptarët të votojnë të lirë për veten dhe të ardhmen e tyre.
Berisha tha se ndonëse të rinjtë e sotëm nuk kanë jetuar asnjë ditë të diktaturës, nuk do të thotë se janë të pandjeshëm ndaj atij regjimi.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të shpresës, lirisë dhe dinjitetit.
Misionarëve të fitores tonë.
Të dashur miq!
Shumë epitete ka marrë kjo rrugë e cila me 20 shkurt u shndërrua në bulevard, pushtoi kryeqytetin, mendjen dhe zemra te shqiptarëve.
Por unë sot dua të sjell para jush një tipar të saj të veçantë.
Që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.
Gjimnazistë, studentët, intelektualë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamentin e rrugës së Shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen.
Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ditë të bardha na presin së shpejti.
Ditë të bardha na presin miqtë e mi, sepse uragani i 20 shkurtit 2024, ndonëse eklipsoi atë të 1991, por përsëri që të dy ishin siamezë të ngjashëm në shpirtin e tyre antidiktatorial.
Ishin siamezë të ngjashëm në fytyrën, energjinë, patosin rinor të tyre.
Me 20 shkurt Tirana pa të reja dhe të rinj sa nuk kishte parë në 30 vite ndonjëherë më parë.
Kjo dëshmon se rinia po merr në dorë fatin e saj, fatin e Shqipërisë.
Të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nuk kanë kaluar qoftë dhe një ditë të vetme në diktaturë, por miqtë e mi, kjo nuk do të thotë se ata nuk e njohin se ata janë të pandjeshëm ndaj diktaturës.
Jo dhe jo.
Ata janë bijat dhe bijtë e lirisë, të pluralizmit, të diversitetit.
Për ata monizmi, njënashmëria është neveri.
Për ata, Shqipëria pa opozitë është natë e zezë dimri pa hënë, e pa pranueshme.
Për të rinjtë dhe të rejat tona, vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve, për lirinë dhe dinjitetin e tyre.
Me mençurinë, me njohuritë, me ndjesitë, ata e kanë më të qartë se kushdo tjetër se Edi Rama është armiku më i egër i votës së tyre të lirë dhe se me Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka.
Ndaj dhe ata janë dhe do të jenë në ballë të betejës për qeverinë teknike, për largimin e narkoshtetit dhe që ata dhe shqiptarët të votojnë të lirë për vete dhe të ardhmen e tyre.
genc gjokutaj TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës ku do të shyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berish&eu...
sali berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore, ku do të shqyrtohej kërkesa e kreut demokrat, Sali...
TIRANË- Liderët e Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Tiranë më 29 shkurt për të marrë pjesë n&eum...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes me deputetët demokrat&...
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes ...
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Dermokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes me deputet&...
Çlirim Gjat TIRANË- Anëtari i Këshillit kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata në një deklarate ka komentuar...
Eno Bozdo TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo gjatë konferencës së sotme të zhvilluar mes drejtuesv...
Komisioni TIRANË- Debati për votimin e diasporës po vazhdon në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Një episod ka ndo...
Ulsi Manja TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojn...