LIVE UPDATES
Politike

Gjata: Përse nuk vepron Gjykata e Lartë në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit, apo do e rrëzojë vendimin në dëm të tyre

Gjatë fjalës së tij Gjata pyeti nëse Gjykata e Lartë po rrëzojë vendimin në dëm të këtyre familjeve. Ai më tej u shpreh se Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.

27 Shkurt 2024, 14:39 Nga N.F
Gjata: Përse nuk vepron Gjykata e Lartë në favor të mbi 500
Çlirim Gjat

TIRANË- Anëtari i Këshillit kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata në një deklarate ka komentuar mosveprimet e Gjykatës së Lartë në lidhje me familjet të cilat kanë  përfituar nga procesi i legalizimit.

Gjatë fjalës së tij Gjata pyeti nëse Gjykata e Lartë po rrëzojë vendimin në dëm të këtyre familjeve. Ai më tej u shpreh se Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.

Fjala e plotë:

Përse Gjykata e Lartë nuk vepron, në zbatim të Vendimit nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese, për të udhëzuar gjykatat e niveleve të ulëta, në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit duke unifikuar çështjet administrative konkrete qe po shqyrtohen këto ditë në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ? A do tentojë Gjykata e Lartë të rrezojë Vendimin Nr.35 te Gjykatës Kushtetuese dhe vetë ligjin e legalizimeve, në dëm të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga ky proces? Në këtë proces, Gjykata Kushtetuese arriti në konkluzionin, se ekziston ‘interesi publik’ që mund të justifikojë shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje.

Kjo i hapi rrugë më pas, ecurisë së procesit të legalizimit, i cili deri në ato momente ishte në hapat fillestarë. Por çfarë hapash mori, Gjykata e Lartë, për të zbatuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 132 të Kushtetutës, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore. Nëse pranohet çdo padi, që kundërshton, procesin e legalizimit, atëherë nuk është vlera që kundërshtohet, por kundërshtohet vetë ‘interesi publik’. 

As pas ‘reformës në drejtësi’ dhe pas plotësimit me gjithë trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë, nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të rregullojë këtë çështje. Gjykata e Lartë ka detyrimin për të nxjerrë një vendim unifikues apo njehsues në çështjet administrative të këtij lloji. Do ta bëjë këtë apo do të tentojë të rrëzojë me Vendim Gjykate Vendimin Nr.35/2007 te Gjykatës Kushtetuese? Sepse, janë mbi 500 mije familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit dhe kanë marrë certifikatën e pronësisë. Imagjinoni sikur Gjykata e Lartë të hapë këtë praktikë dhe vetëm të paktën 1/3 e numrit të legalizimeve të hynte në konflikt gjyqësor, do të kishim jo pak por mbi 166 mijë kërkesë padi në gjykata.

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (vetingu shk I), jo më larg se një muaj më parë ka marrë një vendim për ‘Shkarkimin nga detyra e Gjyqtarit’ përkatës, pikërisht për faktin se kishte marrë një vendim të tillë në kundërshtim me Vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konkluduar se: ‘subjekti ka demonstruar mangësi në aspektin e njohurive ligjore, në kuptim të nenit 72/2 e ligjit nr. 96/2016, dhe në aspektin e arsyetimit ligjor, në kuptim të nenit 72/3 të ligjit nr. 96/2016 në lidhje me cilësinë e analizës dhe argumentimit të vendimit.

A do lejohen më veprime abuzive dhe korruptive, si ato të Gjykatave Administrative të shkallëve më të ulëta, nga Gjykata e Lartë dhe në kundërshtim nga Vendimi Nr.35/2007 i Gjykatës Kushtetuese? Gjykata e Lartë, duhet që ta shqyrtojë këtë konflit, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionohet detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për qindra mijra familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit. Gjykata e Lartë, duhet të parandalojë, çdo veprim, të gjyqtarëve pa integritet, për të shqyrtuar dhe vendosur në mënyrë abuzive për çështje të cilat, nuk mund të ngrihen pasi është vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshe do të cenohej siguria juridike e qindra mijëra pronarëve që kanë përfituar nga ky proces.

clirim gjata gjyjata e larte proces legalizimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj