LIVE UPDATES
Politike

VOA: BE konfirmon takimin Kosovë-Serbi për dinarin, Banka Qendrore e Kosovës do të marr pjesë

Nga Serbia është konfirmuar se ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori Petar Petkoviç ndërsa nga Kosova pritet të marrin pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

26 Shkurt 2024, 18:25 Nga h.k
VOA: BE konfirmon takimin Kosovë-Serbi për dinarin, Banka Qendrore e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit për çështjen e përdorimit të dinarit serb, që ka ngjallur shqetësime për situatën në vend.

Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm i dialogut do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për përdorimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Nabila Massrali.

Nga Serbia është konfirmuar se ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori Petar Petkoviç ndërsa nga Kosova pritet të marrin pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarë të kësaj banke thanë se “kohë më parë kemi shprehur gatishmërinë që të angazhohemi dhe takohemi edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të lehtësuar në përzgjedhjen e mënyrës më të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)”.

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë në takim duke theksuar se “ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”. Ai e kritikoi javën e kaluar ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak për siç tha caktimin e një takimi pa dakordim paraprak me palët. Zoti Bislimi dhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano shkëmbyen kritika në distancë për këtë çështje.

Zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut e kanë kërkuar edhe diplomatët perëndimor të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.

Rregullorja Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.

Një studim i publikuar nga organizata joqeveritare “Aktiv” me seli në Mitrovicën e Veriut, vë në pah se serbët e Kosovës e shohin veten në një pozitë gjithnjë e më të rrezikuar.

Studimi me titullin “Analiza e Trendit 2023: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë”, është kryer në dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe me gjithsej 536 të anketuar.

 “Fatkeqësisht, asnjëherë deri më tash nuk kemi pasur tone kaq pesimiste, ku rreth 95 për qind e të anketuarve besojnë se situata në Kosovë nuk po shkon në drejtim të duhur, do të thotë që jeta e serbëve gjatë tri viteve të ardhshme do të përkeqësohet më shumë. Po ashtu dy të tretat e të anketuarve konsiderojnë se paqëndrueshmëria politike është problem kryesor i situatës në të cilën ndodhemi sot dhe që kemi rezultate alarmante”, tha drejtori i organizatës Aktiv me seli në veriun e Mitrovicës, Miodrag Miliçeviç.

Sipas studimit më shumë se 80 për qind e të anketuarve serbë nuk i besojnë asnjë udhëheqësi apo partie politike në Kosovë, ndërsa mbi 50 për qind e tyre edhe më tej konsiderojnë se Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave serbe në Kosovë.

Zoti Miliçeviç tha se një numër i vogël i të anketuarve presin që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Rreth 40 për qind e të anketuarve serbë theksojnë se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është zgjidhja më e pranueshme. Por me gjithë këtë optimizëm më pak se 20 për qind e tyre apo çdo i pesti i anketuar mendojnë se Asociacioni do të themelohet”, tha ai.

Nesër mbushet një vit që nga arritja e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve por ende nuk ka filluar të zbatohet.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josef Borrell, që ndërmjetësoi marrëveshjen shkroi të hënën se gjatë konferencës së Munihut në Gjermani, “me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka diskutuar në takime të ndara se si të ulen tensionet”, por, fatkeqësisht shkroi, “pa sukses”./VOA

bashkimi i europian

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet