22 Maj 2022, 17:57
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, SPAK, duke kërkuar marrjën në mbrojtje i penduari i drejtësisë Besian Xhixha. Ky i fundit akuzoi vrasësin Nuredin Dumani për lidhje me prokurorë e politikanë, por nuk përmendi emra. Berisha me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Xhixha dhe familja e tij duhet të merren menjëherë në mbrojtje, ndërsa ka bërë një paralajmërim edhe për kryeministrin Edi Rama.
“Xhixha faktoi dje se Dumani ka deshmuar vetem vrasjet krimet qe deshiron SPAK i partise dhe jo ato qe deshmojne se banda mizore ishte e qeverise dhe mbijetonte me mbeshtetjen e saj. Une gjithashtu paralajmeroj Edi Ramen se çdo gje qe do te ndodhe me jeten e Besian Xhixhes do te mbahet personalisht pergjegjes,"-shkruan ndër të tjera Berisha.
POSTIMI I PLOTË:
Golden Bullet, rikoshete mbi narkoqeverine! Te mbrohet jeta dhe familja e Xhixhes. SPAK mbron Dumanin qe u rrefen ato qe duan! SPAK le ne meshire te vrasesve Xhixhen per rrefimin e tij dhe akuzat e tij klamoroze kunder qeverise dje ne sallen e gjyqit. Besian Xhixha deklaroi dje ne sallen e gjyqit ate qe ka denoncuar dhjetra here qytetari dixhital dhe e dine mire i gjithe Elbasani: Lidhjen e Dumanit dhe bandes se Elbasanit me nivelet me te larta te narkoqevereise, SPAK-un e partise, narkodrejtesise dhe narkopolicise!
Rikujtoni ketu vetem prokurorin e Elbasanit, Alfred Shehu i cili per te mbrojtur Taulant Ballen dhe banden e tij genjeu publikisht me dt 25 prill 2021 duke deklaruar se ne makinen e Kel Çamit nuk u gjeten materiale zgjedhore. Ne vend te ndeshkimit ligjor per aktin e tij te manipulimit te provave te vend ngjarjes ku mbeten nje i vrare dhe kater te plagosur prokurori i bandes u ngrit ne detyre ne Skapin e Partise.
Xhixha faktoi dje se Dumani ka deshmuar vetem vrasjet krimet qe deshiron SPAK i partise dhe jo ato qe deshmojne se banda mizore ishte e qeverise dhe mbijetonte me mbeshtetjen e saj.
Xhixha akuzoi Dumanin se po fsheh krimet e tij pasi sipas Xhixhes vrasesi serial Nexhmedin Dumani ka ekzekutuar jo 7 por 12 vete.
Te dashur miq afera Dumani fakton: 1- Boset e krimit te lidhur direkt me qeveritaret narkoshtetin u njoftuan qe te largohen nga vendi. Pikrisht kjo detyroji Ramen te dale ne media fill pas konferences se shtypit Kraja - Nono me qellim qe te mund te fshihte deshtimin e qellimshem te operacionit. 2- Dumani eshte i penduar dhe po flet vetem ato qe deshiron SPAK i Partise. 3- Xhixha nxori lakuriq ne sallen e gjyqit lidhjet e Dumanit me deputete, ministra, Skapiste, narkoprokurore dhe narkopolice. Duke denuar kete parodi, loje me krimin te narkoshtetit, ju bej thirrje mediave dhe Avokatit te Popullit te monitorojne me vemendje te madhe kushtet por edhe kercenimet eventuale per eleminim te Xhixhes, deshmitarit te lidhjeve te Edi Rames, narko ministrave, narkopoliceve, narkoskapistave te tij. Une gjithashtu paralajmeroj Edi Ramen se çdo gje qe do te ndodhe me jeten e Besian Xhixhes do te mbahet personalisht pergjegjes! sb
Dje, Xhixha tha në sallën e gjyqit se Dumani është i lidhur me zyrtarë, ndërsa e akuzoi se kishte lidhje me një prokuror që i ofronte mbrojtje atij dhe familjes së tij.
(k.m/dosja.al)
Politike
22 Maj 2022, 17:06
Selia e Partisë Demokratike
TIRANË- Deri në orën 15:00 kanë votuar 31 mijë e 956 demokratë. Komisioni i Organizimi...
Politike
22 Maj 2022, 17:03
Fleta e votimit
TIRANË- Një demokrat ka bojkotuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Bnë foton e siguruar nga Dosja.al shi...
Politike
22 Maj 2022, 16:42
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka votuar për kreun e ri të Partisë Demok...
Politike
22 Maj 2022, 16:16
Andi Lila dhe Edi Rama
TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, i propozuar si kandidat për deputet për Pa...
Politike
22 Maj 2022, 16:11
TIRANË- Ish-kryeparlamentarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka votuar për kreun e ri të PD-së. E veshur e gjitha me të...
Politike
22 Maj 2022, 16:10
Partia Demokratike
TIRANË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike do të zhvillohet deri në...
Politike
22 Maj 2022, 16:03
Presidenca
TIRANË- Digjet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit! Kur ora 16:00 ka kaluar, ende nuk ka asnjë emër të ...
Politike
22 Maj 2022, 15:00
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja n&eum...
Politike
22 Maj 2022, 14:45
Demokrati
ELBASAN- Demokratët e Elbasanit i janë drejtuar sot kutive të votimit, për të zgjedhur drejtuesin e ardhshëm të...
Politike
22 Maj 2022, 12:10
Albana Vokshi
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Organizimit dje Komtrollot të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka publikuar pjesë...