All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha thirrje Veliajt: Jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë

Ai tha se po të kishte ndodhur e njëjta vjedhje në kryeqytete evropiane, qytetarët do e kishin çliruar bashkinë për 24 orë, ndërsa shtoi se bashkia është e qytetarëve jo e hajdutëve. 

3 Prill 2024, 20:56 Nga r.ll
Berisha thirrje Veliajt: Jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit
sali berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme ka folur për protestën që pritet të zhvillohet ditën e premte para bashkisë së Tiranës. 

Berisha i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të japë dorëheqjen para se qytetarët të ngrihen në protestë. Ai tha se po të kishte ndodhur e njëjta vjedhje në kryeqytete evropiane, qytetarët do e kishin çliruar bashkinë për 24 orë, ndërsa shtoi se bashkia është e qytetarëve jo e hajdutëve. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sonte kam një pyetje reflektuese për çdo qytetar të Tiranës, për çdo qytetar shqiptar.
Imagjinoni pak të dashur qytetarë për një moment sikur në bashkinë e një kryeqyteti evropian, të Vjenës, Ljubjanës, Pragës, Parisit, Berlinit, Romës, të kishte ndodhur që paratë e taksapaguesve të qytetarëve vidhen jo me 20 apo 30 përqind ryshfet, por 100 përqind nga punonjësit e bashkisë.

Pra, vjedhje, vjedhje, vjedhje totale duke mos kursyer asnjë qindarkë. Imagjinoni miq në qoftë se kjo do u ndodhte qytetarëve evropiane, që të vidheshin 100 përqind e parave me të cilat duhet të ndërtoheshin shkolla, kopshte, të asfaltoheshin rrugë, të përmirësohej ujësjellësi. Imagjinoni miq çfarë do bënin qytetarët evropianë, nëse paratë në bashkitë e tyre do vidheshin jo 20, 30 përqind me ryshfet, por 100 përqind dhe do shndërroheshin në hotele luksoze, në pallate me qindra e qindra apartamente.
Çfarë do bënin qytetarët europianë? Në 24 orë do të kërrenin për zverku hajdutët, do çlironin bashkinë, do e shndërronin atë në shtëpi të qytetarit.

Ndaj dhe ftesa jonë, të premten të gjithë si europianë të vërtetë kundër vjedhjes, kundër poshtërimit tonë, për dinjitetin tonë.
Miq, Shqipëria dhe çdo vend ka njohur hajdutë, por hajdutë që të vjedhin fondet 100 përqind si Erion Veliaj, toka nuk ka njohur ndonjëherë, përveç atyre që thyejnë bankat.Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare, pyesni pak, ku janë 130 milionë euro, para të taksapaguesve tanë për djegësin e Tiranës?

Askush nuk e di, por djegësi nuk ekziston. Ato pra u vodhën 100 përqind. Ku janë paratë e vjedhura në dhjetëra milionë euro, që shkuan tek 5 bastardë me në krye kryehajdutin Erion Veliaj? A mund ta pranojmë ne këtë poshtërim? A mund ta pranojmë ne këtë plaçkitje të këtij njeriu që meriton çdo epitet dhe çdo cilësim? Erion Veliaj, jep dorëheqjen gjer të premten. Jep dorëheqjen! Populli i Tiranës, në këmbë për dinjitetin tënd, në këmbë kundër poshtëruesit dhe hajdutit, që ka shënuar rekordin më të paparë të historisë së shtetit shqiptar dhe ndonjë shteti tjetër. Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë. Hapja zyrat qytetarëve. Bashkia është shtëpia e qytetarëve dhe jo e hajdutëve.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj