LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Tre përgjigjet e Irenës së KLGJ për Irenën me tre mbiemra në GJKKO!

Berisha shkruan se ajo ndërmori takime në përfaqësi diplomatike që të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke që të mos bëjnë publike dokumentat e falsifikimit të Irenës me tre mbiemra për hir të mbrojtjes të imazhit të nxirë të reformës të korruptuar të drejtësisë së re.

10 Maj 2024, 12:27 Nga N.F
Berisha: Tre përgjigjet e Irenës së KLGJ për Irenën me
Irena Gjoka dhe Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka publikuar tre përgjigjet e gjyqatares, Irena Gjokës në KLGJ për tre mbiemrat e saj. Berisha shkruan se ka denoncuar publikisht në disa statuse firmosjen e marrëveshjes për t’ju dorëzuar dosjet gjyqësore në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, personave të rekruatuar nga Delina Fico nën kuadrin e Institutit “East-ëest” të George Soros, në tërësi nga fondacioni “Qemal Stafa”.

Ai më tej shkruan se me 4 mars në vend të hetonin Irenën me tre mbiemra të denoncuar nga Berisha për falsifikime dhe përzënie nga Greqia ajo sulmon Sali Berishën. Berisha shkruan se ajo ndërmori takime në përfaqësi diplomatike që të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke që të mos bëjnë publike dokumentat e falsifikimit të Irenës me tre mbiemra për hir të mbrojtjes të imazhit të nxirë të reformës të korruptuar të drejtësisë së re.

Postimi i plotë:

Tre përgjigjet e Irenës së KLGJ për Irenën me tre mbiemra GJKKO! Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Delinën e Soros-it e kam denoncuar publikisht në disa statuse kur firmosën marrëveshjen për t’ju dorëzuar dosjet gjyqësore në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, personave të rekruatuar nga Delina Fico nën kuadrin e Institutit “East-ëest” të George Soros, në tërësi nga fondacioni “Qemal Stafa”.


Për të kuptuar pavarësinë e Kukull Llagamit apo Irenës së KLGJ keni këtu më poshtë tre përgjigjet zyrtare të saj për Irenën me tre mbiemra të GJKKO. Më datën 1-12-2023 Irena e KLGJ i përgjigjet avokatit Sokol Mëngjesi se Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra në vitin 1996. Pas tre javësh Kukulla Llagami të njëjtës kërkesë të deputetëve të PD për Irenën me tre mbiemra në shkresën e saj drejtuar Parlamentit përgjigjet se institucioni i saj nuk disponon fare të dhëna. Pra mashtron parlamentin sigurisht me urdhër të Ramës duke dëshmuar mungesë të plotë të moralit ligjor dhe dinjitetit personal.


Me 4 mars në vend të hetonin delikuenten, Irenën me tre mbiemra të denoncuar nga unë për falsifikime dhe përzënie nga Greqia Irena e KLGJ në amoralitet të plotë ligjor dhe me urdhër po të Ramës me deklaratë të veçantë sulmon Sali Berishën madje edhe portalet greke për sulme politike ndaj Irenës me tre mbiemra. Përveç sulmeve publike thuhet se ajo ndërmori takime në përfaqësi diplomatike që të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke që të mos bëjnë publike dokumentat e falsifikimit të Irenës me tre mbiemra për hir të mbrojtjes të imazhit të nxirë të reformës të korruptuar të drejtësisë së re!


Në çdo vend normal në këtë rast Kukulla si Llagami, ministrja de facto sistemit të drejtësisë, gjykatave, japin dorëheqje dhe gjykohen për mashtrim publik kurse në rastin e korporatës së krimit të drejtësisë së re ajo dekorohet për besnikrinë e saj ndaj padronit të kësaj korporate të Irenës së GjKKO me tre mbiemra dhe Irenës së KLGJ me tre përgjigje, të dyja fytyrat e vërteta të zeza të drejtësisë së re apo siç rezulton korporatës së krimit të kontrolluar nga Edi Rama për rrezikun e të cilës paralajmëruan me kohë institucionet më serioze ndërkombëtare!

berisha irena gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj