Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se Rama po përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të mos mbrojë me votat e vjedhura hajtutët e qeverisë dhe të mos pengoj drejtësinë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se Rama po përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë.
Kryedemokrati tha se kurrë shqiptarët nuk janë vjedhur nga qeveritarët siç janë vjedhur këto 10 vite. Në fund, Berisha tha se asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç ka bëre Rama këto 10 vite.
"Miqtë e mi, Edi Rama, pasardhësi i xhelatit që vari poetin disident, bën gjithçka të shtypë dhe të shuajë pluralizmin. Ka bllokuar çdo hapësirë në parlament. Ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Pasi shtroi zgjedhjet në farëz, përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë. Pasi vodhi shqiptarët dhe i largoi ata nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, nga vitet 1300, vitet e kolerës së zezë gjerë sot, kurrë kombi ynë nuk është pakësuar në 10 vite siç ka ndodhur këto vite. Kurrë shqiptarët nuk janë vjedhur nga qeveritarët siç janë vjedhur këto 10 vite. Dhe tani ka vendosur të bllokojë drejtësinë. Kam zgjedhur Kavajën, t'i jap ultimatum.
Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet '90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Ndaj dhe nga Kavaja i them këtij njeriu, mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti. Largohu nga pushteti sepse je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë pushtim, asnjë diktaturë, asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 milion e 100.000 shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’. Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç bëre ti këto 10 vite. Asnjë regjim, asnjë pushtim, nuk ka ngritur në piedestal krimin dhe drogën siç ke bërë ti." tha Berisha./Dosja.al
Foto ilustruese Këtë vit, 28 dhjetori përbën të dielën e katërt të zgjedhjeve në Kosovë. Pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëv...
Berisha, Salianji TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur të shkarkojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit poli...
Foto nga vendngjarja KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në Kavajë për të marrë ...
Belinda Balluku TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke arg...
Foto nga përplasjet në Kuvend TIRANA- Deputetët e opozitës u përleshën me policinë brenda parlamentit të Shqipë...
Foto nga Kuvendi TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një ...
Këshilli Bashkiak i Tiranës TIRANA- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin e Bashkisë për vitin 2026, me nj&eu...
Jonathan Pano TIRANË- Një mospërputhje serioze është konstatuar në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës p&eu...