Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kryedemokratit, vizita e saj dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe presidentit serb Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, ku shprehet se kryetarja e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë (SHISH) Vlora Hyseni, e ka nisur punën e saj me një vizitë sekrete në Beograd.
Sipas kryedemokratit, vizita e saj dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.
Berisha shkon edhe më tej duke thënë se vizita në fjalë vjen në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila reflekton për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe Vuçiç kundër Kosovës.
POSTIMI I PLOTË:
“Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.
Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.
Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh.
Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.
Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra. #sb
Ambasadorja franceze TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka publikuar ditën e sotme raportin për ‘Pasaportat e arta”. Ambasad...
Jorida Tabaku TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit prezantoi sot një analizë mbi rrezikun e nismës së qeverisë për &ld...
Reinot Vos TIRANË- Ambasadori i holandez në Shqipëri, Reinout Vos deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka bërë mirë që...
PD Shkoder SHKODËR- Partia Demokratike, dega Shkodër ka reaguar pas shoqërimit të drejtorit të Ujësjellës Kanalizim...
KAS TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka lënë afat koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bash...
PD SHKODËR- Partia Demokratike që ka vulën ka reaguar pas deklaratave të Tom Doshit se ka ndihmuar kryeministrin Edi Rama që ...
Ledi Shamku, Belind Këlliçi dhe Ana Shkreli TIRANË- Ledi Shamku Shkreli, dikur deputete e Partisë Socialiste, ka zgjedhur që n&...
Frida Krifca dhe Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar sërish ministren e Bujqësis&...
Fredi Beleri GREQI- Bashkimi Qendror i Bashkive të Greqisë (KEDE) kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të sapozgje...
Olta Xhaçka Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit t&...