LIVE UPDATES
Politike

Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, BIRN: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’

Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, por opozita thotë se procedurat po zvarriten qëllimisht.

30 Maj 2023, 16:14 Nga k.m.
Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, mblidhet Këshilli i
Olta Xhaçka

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria. Mbledhja u konfirmua nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pas një ndërprerje procedure që në fillim të prillit, kur Këshilli vendosi me votën e socialistëve që të kërkojë ekspertizë të jashtme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit.

“Njoftimet janë bërë rregullisht por për shkak të fushatës dhe meqë anëtarët e këshillit nuk kanë qenë prezent ka qenë e pamundur të zhvillohej mbledhja më parë,”-tha Felaj, ndërsa shtoi se “nga e premtja do të procedojmë normalisht”.

Eksperti i zgjedhur për të analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të jetë juristi Krenar Loloçi. Megjithatë, opozita e konsideron procedurën në të cilën Këshilli i Legjislacionit e ka futur vendimin e gjykatës një rreth vicioz të qëllimshëm, për të mos marrë një vendim konkret që t’i jepte mundësi Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtonte papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i tha BIRN se “rruga që ka zgjedhur mazhoranca për ta trajtuar vendimin e gjykatës do ta fusë në rreth vicioz çështjen për të shkuar përsëri në një mosvendim ose në një vendim refuzues të Kuvendit”.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi. Pasi mazhoranca votoi kundër në Kuvend për ta dërguar papajtueshmërinë e mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet iu drejtuan me kërkesa të veçanta gjykatës.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, ndërsa pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit. Bylykbashi, mbështetës i kërkesës së 1/5-ës së deputetëve, i tha BIRN se rikthimi në Kuvend i çështjes është një “ping-pong” mes gjykatës dhe Kuvendit për të zvarritur pa një vendim konkret këtë çështje.

“Ajo që ne paralajmëruam që do të ndodhte, po ndodh,” tha ai, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i ndarë kërkesat me procedurë. Bylykbashi pranon se opozita nuk ka ndonjë mekanizëm për ta shpejtuar një vendimmarrje të Kuvendit dhe se Këshilli i Legjislacionit do të vijojë, sipas tij, zvarritjen me dëgjesa me ekspertë pa shkuar në një vendimmarrje shpejtë për të zbatuar vendimin e gjykatës që kërkon dërgimin e mocionit për shqyrtim tek ajo.

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan ndihmën e ekspertëve për “pikëpyetjet” që ata kishin për rrugën se si do zbatohej vendimi për Xhaçkën. Këshilli vendosi që të thërrasë ekspertë të jashtëm, pavarësisht kundërshtimit të opozitës, e cila këmbënguli se vendimet e Kushtetueses nuk kishin nevojë për analizim.

Shqyrtimi në Kuvend për mandatin e Xhaçkës nisi që në qeshor të vitit të shkuar kur opozita, ndërmjet 1/10 së deputetëve, ndërmori një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të saj.

Mocioni mbeti peng i zvarritjes me procedura për disa muaj në Këshillin e Mandateve deri në nëntor, kur Kuvendi me votat e PS-së rrëzoi raportin e pakicës dhe detyroi atë që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave mes Kuvendit dhe të drejtës së 1/10 së deputetëve.

Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës duke u shprehur se “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.

Por, kjo gjykatë rrëzoi një tjetër kërkesë të 1/5 së deputetëve të opozitës për shqyrtim në themel të çështjes, duke ia atribuar të drejtën për ta bërë këtë kërkesë vetëm Kuvendit./BIRN

olta xhacka mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj