Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Politike
'Bini në dashuri me përdhunesin'/ Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?(VIDEO)
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj Bardhit duke ironizuar deklaratat e tij për frikën dhe masat e sigurisë.
23 Korrik 2026, 10:52Nga I.A
Taulant Balla
TIRANË- Debati në Kuvend është shoqëruar me replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pas deklaratave të Gazment Bardhit për masat e sigurisë dhe përplasjet jashtë Parlamentit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj Bardhit duke ironizuar deklaratat e tij për frikën dhe masat e sigurisë.
Balla akuzoi edhe demokratët se vuajnë nga sindroma e Stokholmit, ku të përdhunuarit bien në dashuri me përdhunuesit.
"Hera e parë para meje që ke ardhur para meje në seancë, meqë po flasim për frikë. Kishe ardhur që në orën 8. Tani sa i përket pjesë së kostumit, rritu sa të duash, nuk e mbush e nuk e kënaq dot kostumin tim, por është keqardhje je e madhe që PD e përfundon diskutimin në këtë pikë. Dallimi më i madh mes këtij grupi dhe këtij grupi, ky grup as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani nga sindroma ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?”, tha ai./Dosja.al