LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Drafti i qeverisë për bastet online pëson ndryshime

Sipas këtyre ndryshimeve, dhënia e licencave për kompanitë që do të operojnë në këtë treg do të bëhet me prokurim publik dhe do të ngrihet një mekanizëm i ri për sigurinë e sistemit.

1 Shkurt 2024, 19:58 Nga S.N
BIRN: Drafti i qeverisë për bastet online pëson ndryshime
Foto Ilustruese

TIRANË- Kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, prezantoi riformulimin e disa neneve që, sipas tij, kanë ardhur nga një proces konsultimi i grupit të punës së ngritur nga Ministria e Financave dhe stafi teknik i parlamentit dhe pas konsultave me grupet e interesit.

Sipas këtyre ndryshimeve, dhënia e licencave për kompanitë që do të operojnë në këtë treg do të bëhet me prokurim publik dhe do të ngrihet një mekanizëm i ri për sigurinë e sistemit.

“Elementi shtesë i propozuar është që të organizohet me garë, me kritere vlerësimi, në ofrimin e ofertës më të mirë ekonomike”, tha Shalsi, ndërkohë që në propozimin fillestar përzgjedhja e tyre bëhej nëpërmjet një komisioni të veçantë.

Një pikë shtesë në draft lidhet me sigurinë e sistemit duke vendosur një mekanizëm kontrolli nga shteti përveç monitorimit nga kompania konçensionare për të cilën ka një kontratë në fuqi.

Shalsi e quajti këtë mekanizëm “mirroring” ose efekti pasqyrë, ku çdo veprim që bëhet në platformat e basteve të ruhet dhe një server paralel në Ministrinë e Financave.

“Për të shtuar garancitë për moslejimin e ndërhyrjeve në platformat”, shpjegoi ai duke shtuar se, “sa më strikt kontrolli ndaj kompanive aq më e pamundur është ndërhyrja në koefiçentët e basteve”.

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, tha se drafti ka pësuar shumë ndryshime duke vënë theksin tek shtimi i anëtarëve të komisionit të dhënies së licencave, me synimin për të verifikuar burimin e financave të kompanive të interesuara.

Ajo tha se, “duke marrë parasysh se shpeshherë të ardhurat apo burimet e financimit nuk janë burime shumë të pastra, për këtë arsye është shtuar përfaqësuesi nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave”.

Sipas saj janë forcuar dhe kriteret për kompanitë fituese duke vendosur një shifër limit aksionesh për aksionerët e huaj në kompanitë që do të licencohen.

Gjithashtu ministria e Financave propozon dhe uljen e normave të fitimit që i shpërndahet lojtarëve për bingon televizive dhe llotarinë kombëtare në masën 50 përqind, por komisioni pas dsikutimesh nuk mori një vendim për këtë pikë.

Vjero theksoi se drafti i përpunuar garanton uljen e informalitetit, por deputetët socialistë kërkuan që ndryshimet e re të japin më shumë garanci për legalizimin e sektorit dhe të përcaktojë mekanizmat mbrojtjës për lojtarët.

Deputeti Erjon Braçe tha se “këto nene nuk janë të mjaftueshme që sektori të shkriminalizohet” dhe vuri në dukje se propozimet e tij nuk ishin reflektuar në ndryshimet e reja.

Ndërsa deputetët Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj ngritën shqetësimin për mbrojtjen e lojtarëve duke kërkuar që ligji të japë më tepër garanci për dekurajimin e tyre për të luajtur. “Qëllimi nuk është të lozin sa më shumë”- tha Xhelili, ndërsa Resulaj shtoi se “po i japim kompanive më shumë mundësi për të fituar dhe prapë lojtarin nuk jemi duke e mbrojtur”.

Por, sipas Shalsit, nuk mund të ketë një formalizim 100 për qind të tregut dhe pse qëllimi i ndryshimeve të ligjit ky është.

Dokumenti i ri i përpunuar nga komisioni nuk është bërë ende publik, ndërkohë që pritet të votohet në seancën plenare të datës 8 shkurt. Ky projektligj është kundërshtuar nga opozita si një rrezik potencial për pastrimin e parave, ndërsa  shoqata e basteve shprehu rezerva për lënien jashtë sektorit të kompanive të vjetra që kanë operuar në këtë treg.

Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie. Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Marrë nga Reporter.al

eduart shalsi bastet online

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait