6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Protestuesit vërshuan rrugëve të Tiranës, u përleshën me policinë dhe goditën me bomba molotov disa prej institucioneve publike, përfshirë edhe selinë e Partisë Socialiste, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar si dhe kishte referuar në Prokurori tre drejtuesit e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe Ervin Minarolli pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së hënës, ku një sërë institucionesh publike u goditën me molotov dhe me sende të tjera të forta.
Sipas njoftimit të policisë, Noka, Bardhi dhe Minarolli po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “organizim dhe pjesmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ndërsa protestuesi 57-vjeçar u arrestua për goditjen e punonjësve të policisë dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.
Policia njoftoi gjithashtu se kishte nisur procedime në gjendje të lirë edhe ndaj tre protestuesve të tjerë, një 31-vjeçar dhe dy shtetas të mitur, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike, shkatërrim të pronës dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
“Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën,” njoftoi policia. Gjatë protestës janë lënduar gjithashtu dy shtetas të tjerë, babë e bijë, të cilët dyshohet se janë dëmtuar nga një bombë molotov. Policia deklaroi se ata ishin jashtë rrezikut për jetën.
Protesta e së hënës u thirr nga Partia Demokratike dhe u quajt prej saj si fillimi i mosbindjes civile, si kundërpërgjigje ndaj gjendjes së vendit dhe burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji. Drejtuesit e PD-së artikuluan gjithashtu si qëllim krijimin e një qeverie teknike.
Protestuesit vërshuan rrugëve të Tiranës, u përleshën me policinë dhe goditën me bomba molotov disa prej institucioneve publike, përfshirë edhe selinë e Partisë Socialiste, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Itinerari i protestës u duk se ishte i paqartë edhe për vetë protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën pranë godinës së Kryeministrisë ku u përleshën me forcat policore dhe më pas ndërruan disa herë drejtim, duke iu afruar institucioneve publike në qëndër të kryeqytetit. Pas Kryeministrisë, protestuesit shënjestruan specifikisht Selinë e Partisë Socialiste, Bashkinë Tiranë, dhe godinën e Parlamentit, teksa të tjerë sulmuan pronën publike./Reporter.al
ilir meta TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një dalje për mediat ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës,...
Kryeministria TIRANË- Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështet...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentu...
flamur noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbledhur ditën e sotme në...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, ku foli edhe lidhur me arrestim...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat. Gjatë ...
sali berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ber...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konference për mediat. Berisha përshëndeti...
albana vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Voksh...
komisioni TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-up dhe Sterilizmit n&...