LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Kompromisi Balla-Alibeaj paralizon punimet e Kuvendit deri në zgjedhje

Drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste kanë rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve që të ndërpresin punimet e Kuvendit për shkak të angazhimit të deputetëve në fushatën elektorale – një vendim i pabazuar në ligj, por që sipas tyre është bërë praktikë.

28 Prill 2023, 17:58 Nga k.m.
BIRN: Kompromisi Balla-Alibeaj paralizon punimet e Kuvendit deri në
Foto ilustruese

Kuvendi nuk u mblodh të enjten në seancë plenare sipas programit të punës. Anulimi i seancës u njoftua nga zyra e shtypit e kryetares Lindita Nikolla, si vendim i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të datës 30 mars, mbledhje ku u miratua Kalendari i Punës për periudhën 10-28 prill 2023. Kjo ishte seanca e dytë e anuluar pas asaj të datës 20 prill, ndërkohë që ka pasur vetëm dy mbledhje të komisioneve parlamentare që prej datës 13 prill, kur ishte seanca e fundit plenare, duke shënuar një paralizim të jetës parlamentare gjatë muajit të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mazhoranca dhe opozita kanë vendosur me dakordësi që të ndërpresin punimet e Kuvendit nga data 13 prill deri në mbajtjen e zgjedhjeve, duke pranuar madje se deputetët do të jenë të angazhuar në fushatë, edhe pse ky vendim është i pabazuar në ligj.

Në procesverbalin e mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve, dy kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj bien dakord që të anulohen seancat e parashikuara deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

“Duhet të keni parasysh që ne futemi në fushatë zgjedhore dhe për këtë arsye duhet bërë një balancim më i mirë i ngarkesës së seancave parlamentare, me ngarkesën që do të ketë fushata zgjedhore,” ka propozuar Alibeaj, i cili në fushatë futet si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike.

Argumenti i tij lidhet me faktin që vëmendja e publikut dhe e mediave do të jenë fokusuar tek zgjedhjet.

“Mund ta eklipsojë atë çfarë duhet të diskutojmë,” citohet ai në procesverbal, duke shtuar gjithsesi se “nuk do të doja që nëpërmjet propozimit tim të vendosej ndërprerja e veprimtarisë së parlamentit”.

Propozimi i Alibeajt gjeti mbështetjen e kreut të grupit socialist, Balla, i cili po ashtu mbështet arsyetimin se populli nuk e ka vëmendjen tek Kuvendi gjatë fushatës dhe se kjo praktikë pavarësisht se e pabazuar në ligj, është ndjekur dhe më parë kur ka pasur zgjedhje vendore.

“Gjithmonë ka pasur një dakordësi, sepse, në fund të fundit, të gjithë kolegët do të jenë në zonat e tyre zgjedhore, për të gjetur një ekuilibër,”-ka thënë Balla.

Balla pranon se pavarësisht se nuk është parashikuar me ligj, praktika e mëparshme gjatë zgjedhjeve vendore sipas tij , ka treguar se punimet e Kuvendit janë pezulluar gjatë muajit të fushatës.

“Për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme është e shkruar në Kushtetutë, kurse për rastin e zgjedhjeve vendore nuk ka shkruar gjë ligjvënësi, por kështu është gjithmonë praktika,”- ka theksuar ai.

Shqiptarët do të votojnë më 14 maj për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeverisjen lokale, por dhe pse zgjedhjet nuk kanë karakter mirëfilli politik, deputetët e gjithë spektrit politik janë përfshirë në një fushatë të ethshme në krah të kandidatëve për kryebashkiakë në zonat e tyre elektorale./BIRN

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj