28 Prill 2023, 12:51
Nga m.s;f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po mbron interesat e Kremlinit. Qëndrimi i tij pason pas deklaratave të Edi Ramës në emisionin "Porta a Porta", ku tha se nuk e shikon Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, pa Serbinë. Për Berishën, kjo nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë antishqiptare dhe në kundërshtim me interesat e Shqipërisë drejt integrimit europian. Berisha tha shpreh se Rama dhe Vuçiç nuk kanë interesa evropiane, por mbi krye qëndron pasurimi i tyre personal.
Fjala e Berishës
Çështja e fundit dhe jashtëzakonisht e rëndësishme ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës në një emision italian se anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa Serbinë është i pakuptimtë.
Kjo është një deklaratë antishqiptare e vasalit të Beogradit, që kërkon të lidhë Shqipërinë pas qerres së Beogradit.
Kjo deklaratë vjen në kundërshtim flagrant me interesat shqiptare të integrimit.
Dy autokratët e Ballkanit, padroni dhe vasali, nuk kanë interesa evropiane.
Kanë interesa të pasurimit të tyre, kurse Aleksandër Vuçiç ka interesa ruse dhe përdor si avokat të shpifur kryeministrin e Shqipërisë, i cili pranon në vasalitet të plotë, t’i thotë Europës se integrimi i Shqipërisë në BE pa padronin e tij nuk ka kuptim. Sikur shqiptarët punojnë për serbët dhe jo për integrimin e tyre në Europë.
Integrimi në BE nuk është proces kolektiv, është proces individual për vendet.
Nuk ka akt më antishqiptar, si mundet kryeministri i një vendi të thotë se pa ata, nuk ka kuptim të vijmë ne.
De facto Rama mbron interesat e Kremlinit, mbron Serbinë si prapavijë e agresorëve barbarë rusë, duke insistuar që të mos i kërkohet Serbisë zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, por ta pranojmë Serbinë si prapavijë.
Mirë që nuk thotë që të pranojmë edhe Bjellorusinë.
Nuk ka avokati më të shëmtuar të interesave të Kremlinit se kjo që bën Edi Rama.
PD e dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë dhe fton shqiptarët të qëndrojnë sepse ky është shkelmim i interesave të tyre jetike./Dosja.al
edi rama aleksander vucic sali berisha
Politike
28 Prill 2023, 12:21
f.g
Edi Rama dhe kullat
TIRANE- Edhe pse fushata elektorale është bërë agresive për hapësirat publike që mungojnë n&eum...
Politike
28 Prill 2023, 11:01
f.g
Mirela Karabina
TIRANE- Drejtoresha e Komunikimit në grupimin e Enkelejd Alibeaj që mban vulën e Partisë Demokratike, Mirela Karab...
Politike
28 Prill 2023, 10:15
F.M
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në qendër të vëmendjes s&eum...
Politike
28 Prill 2023, 09:24
f.i
Belind Këlliçi
TIRANË- “Luftë me tolerancë zero dhe realizim të 5 prioriteteve për Tiranën”, ishte me...
Politike
28 Prill 2023, 08:39
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e konsideron kryedemokratin Sali Berisha, si liderin e Opozit&...
Politike
28 Prill 2023, 08:25
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar përplasjet e kreut të Partisë s&eu...
Politike
28 Prill 2023, 08:03
I.A
KQZ
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e djeshme nuk ka shkuar pa debate dhe retorika politike mes përfaq&e...
Politike
28 Prill 2023, 07:45
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për çmimin e apartamenteve në kryeqytet. I ft...
Politike
28 Prill 2023, 07:38
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori për Bashkinë e Tiranës ka deklaruar se kullave që jan&e...
Politike
27 Prill 2023, 23:34
k.m.
Bardh Spahia
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Shkodrës, Bar...