LIVE UPDATES
Politike

"Do më vrasin tek Mali me Gropa"/ Kryemadhi komenton përplasjet e Metës me Kim: Ajo të jetë e lumtur, ne jemi për filma Hollywood-i, burrë e grua

Ajo tregoi se Meta në mesazhet që i dërgonte kur ishte President, e quante 'kec' ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Assad, kryeministrin Edi Rama.

28 Prill 2023, 08:25 Nga F.M
"Do më vrasin tek Mali me Gropa"/ Kryemadhi komenton
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar përplasjet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. E ftuar në "Now" me Erla Mëhillin, Kryemadhi tha se Meta përplaset me të gjithë, madje dhe me atë vetë, gruan e tij, ndaj sipas saj, Kim duhet të jetë e lumtur që ka ndodhur kjo gjë. Ajo tregoi se Meta në mesazhet që i dërgonte kur ishte President, e quante 'kec' ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Assad, kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Bënte sikur Ilir Meta ishte anti-amerikani i madh. Ilir Meta ka pasur përplasje me çdo njeri. Me mua më shumë se me këdo tjetër. Yuri Kim duhet të jetë e lumtur për përplasjet që ka pasur me Ilir Metën. Pse? Sepse në gjërat e veta ai mund të ketë shumë të drejtë. Mua nuk do të ma harrojë derisa të vdes djegien e mandateve. Dhe kjo është zgjedhja e tij, unë e kam marrë vendimin tim, ai të vetin. Pse? Sepse ai është i bindur që djegia e mandateve ishte skenari më i poshtër shkatërroi Shqipërinë. Duke pasur parasysh gjithçka. E kam në mesazhe, nuk e fshi vetëm për këtë arsye. Me këtë kec do mundni Ramën ju? Për Lul Bashën. Assadi thotë, se Ramës i thotë Assad, nuk pyet fare as për Evropën, as për askënd. Ai do të vazhdojë punën e tij. Me atë kec që keni ju në krye të Opozitës thotë. E ka thënë ai gjithmonë, me këtë kec do e mundni Ramën ju? Ia ka thënë kryetares së partisë këtë gjë. Ne jemi të dy për filma Hollywood-i, burrë e grua. 

Përplasjet mes Metës dhe Kim ndodhën gjatë kohës kur kreu i Partisë së Lirisë ishte ende President. Pasi Meta deklaroi se do t'i pritej dora kujtdo që prekte votën dhe se do të merrnin sfurqet për të dalë në shesh, Kim e konsideroi të papranueshme një deklaratë të tillë. Kjo mori dhe një kundërpërgjigje nga vetë ish-Kreu i Shtetit, i cili tha më tej se Amerika po të donte, e dërgonte tek Mali me Gropa dhe e vriste. 

monika kryemadhi ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj