LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi me banorët e Fushës së Aviacionit: Luftë korrupsionit në Bashki, 5 prioritetet për qytetarët

Belind Këlliçi u ndal te angazhimet e tij për Tiranën. Ai theksoi edhe para banorëve të Njësisë Nr.7, se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas, ndërsa u shpreh se përfitues do të jenë shtresat e thjeshta të shoqërisë.

28 Prill 2023, 09:24 Nga f.i
Këlliçi me banorët e Fushës së Aviacionit: Luftë
Belind Këlliçi

TIRANË- “Luftë me tolerancë zero dhe realizim të 5 prioriteteve për Tiranën”, ishte mesazhi kryesor që dha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e kryeqytetit, Belind Këlliçi gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr.7.

Në prani të qindra qytetarëve te “Fusha e Aviacionit”, Belind Këlliçi e nisi fjalën me një përgjigje për furtunën në gotë, që shkaktoi posteri i tij kunder korrupsionit. Ai deklaroi para qytetarëve se nuk tërhiqet nga zotimi i tij për të luftuar korrupsionin dhe modelin Eiron Veliaj, dhe lidhjet e tij me aferat e abuzimin me postin.
 
“Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit...i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë. Analistët e mediave, që mbrojë nga mëngjesi deri në darkë korrupsionin, që mbrojnë inceneratorët fantazëm, që janë të gatshëm të thonë se kanë hypur në trenin elektrik të Erion Veliajt, që janë të gatshëm të dalin në media dhe të na numërojnë 1 milionë pemët e Erion Veliajt. Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të Bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj. Ua them dhe njëherë, që pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës”.
 
Në këtë këndvështrim, Këlliçi drejtoi një pyetje për kritikët e posterit, duke sjellë në vëmendjen denoncimin për kreun e IMT-s, Mariglen Qato, ku ky i fundit ka përfituar 25 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës, ndonëse është vartës direkt i Erion Veliajt.

“Ndërkohë, ditën e djeshme, unë nxora një aferë të një drejtori, në bashkinë e Tiranës, që quhet Mariglen Qato, që është Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, që s`ka lënë qytetar pa gjobitur në Tiranë, që ka hapur një kompani bashkë me familjarët e vetë në vitin 2016 kur ishte drejtor UKT-je, që ka marrë 25 milionë euro nga taksat e bashkisë, që ka futur familjarët e vet te financa e UKT-s, ku vetë ishte drejtor dhe vet me institucionin e vet paguan kompanitë e veta, dhe nuk dëgjova njeri dje që të fliste për këtë. Ku janë këta analistët që u shqetësuan për posterin?”-tha Këlliçi.
 
Por, pyetjen për mungesën e reagimit dhe hetimit ndaj Mariglen Qatos dhe vetë Erion Veliajt, që akuzohet për aferën e inceneratorëve, Belind Këlliçi ia drejtoi edhe SPAK. Ai i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë korrupsionin, që sipas tij është i faktuar me dokumente të firmosura nga dora e Erion Veliajt.

“Kam një thirrje për SPAK-un sot nga Njësia Nr.7. Ka shumë fjalë, po flitet ditët e fundit, se po përgatiteni që Mariglen Qaton ta arrestoni pas zgjedhjeve, për të mos i dhënë kosto kryetarit të bashkisë. Çfarë ju pengon të shkoni dhe ti verifikoni ato akuza që kam bërë unë? Çfarë ju pengon që tre vite që është bërë kallëzimi në SPAK për inceneratorin e Tiranës, të hapet dosja e Tiranës? Çfarë ju pengon të shihni shkresën e Erion Veliajt me firmën e tij dhe me vulën e bashkisë në mars të 2017, që shiti për 30 vite ekonominë e qytetit tonë. Çfarë ju pengon t`i shihni këto shkresa që janë bërë publike?”-u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
 
Belind Këlliçi u ndal te angazhimet e tij për Tiranën. Ai theksoi edhe para banorëve të Njësisë Nr.7, se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas, ndërsa u shpreh se përfitues do të jenë shtresat e thjeshta të shoqërisë.

“Po falas do të jetë! Pas 14 majit ua garantoj unë se në autobus do të hipni pa paguar. Do të hipni në autobusa shumë herë më të mirë se këta që janë sot. Pse? Sepse janë paratë, ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur. Kur paska para 430 milionë euro për incenerator fantazëm, shqetësohen këta pse kam gjetur unë 16.5 milionë euro për studentët, për pensionistët, për të hipur në autobus falas, pse do t`ua lehtësojë unë jetën 200 mijë qytetarëve në ditë, pse do t`i mundësoj unë atyre banorëve të Shëngjergjit që të mos paguajnë më 2 mijë lekë biletën për të vajtur nga Shëngjergji në Kinostudio! Apo pse do t`i lehtësojë jetën mijëra e mijëra studentëve në Tiranë, të cilët vetëm në masën 22% mund të marrin një abone”-tha Këlliçi.
 
Erion Veliaj është pa bilanc dhe i kapur nga makthi për shkak se nuk ka çfarë iu premton qytetarëve, shtoi Këlliçi duke renditur edhe në Njësinë Nr.7, 5 prioritet e tij për drejtimin e bashkisë Tiranë pas 14 majit.

“Plani im me pesë pika kryesore është makthi më i madh që ka sot Erion Veliaj. Pse?  Merret me opozitën, merret me mua, merret me doktor Berishën, merret me qytetarët. Vete e keni dëgjuar të flasë diçka në shërbim e dobi të qytetarëve? Ndërkohë që ne kemi: Autobusin falas; kemi nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, pa prekur sheshin, pa e dëmtuar një cm sheshin, dhe duke çliruar 60% të trafikut në qendër të Tiranës; kemi në plan ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave për çdo njësi në Tiranë; paketa ime rregullatore për uljen e taksave për biznesin e vogël, do t`i japë frymëmarrje të gjithë biznesit të vogël 45 mijë subjekteve në Tiranë dhe mbi të gjitha sigurisht 500 oazet që kemi premtuar”.
 
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi theksoi gjithashtu se 14 maji pritet me padurim edhe nga socialistët, të cilët kërkojnë të largojnë sektin e Erion Veliajt nga drejtimi i bashkisë.

“Se edhe ata janë goditur nga banda e “G99” dhe “Mjaft-it” në Bashkinë e Tiranës. Unë betejën e kam me Erion Veliajn dhe sektin e tij të “G99” dhe të “Mjaft-it” në Bashkinë e Tiranës. Ka socialistë të ndershëm, ma besoni, që më shkruajnë çdo ditë. Mbi gjysmën e denoncimeve që unë marr, e marr nga brenda bashkisë së Tiranës, që janë të parët që me zor presin 14 majin për të shpëtuar nga përçudnimi dhe poshtërimi që u bën Erion Veliaj çdo ditë me  bukën e gojës”-u shpreh Këlliçi.
 
Në fund, me kërkesë të qytetarëve, Belind Këlliçi premtoi gjithashtu se pas 14 majit, një ditë në javët si kryebashkiak do t`ia dedikojë pritjes me qytetarët, që të ketë mundësi të dëgjojë nga afër problemet e tyre.

“Në ka një dëm, që ka bërë kryetari aktual i bashkisë, është shkëputja e marrëdhënies së drejpërdrjetë me qytetarin, që ka qenë deri në vitin 2015 traditë e kryetarit të bashkisë, që çdo të premte kishte një orar pritje me qytetarët. E gjente një herë të vetme, një herë në javë, dy orë kohën për të pritur qytetarët. Padiskutim pas 14 majit kjo traditë do të rikthehet për të mos humbur lidhjen me qytetarin, se në fund të ditës me qytetarin duhet të jesh”-u shpreh Belind Këlliçi.
 
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 14 maj, duke votuar jo vetëm atë si kandidat, por edhe listën e këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet