LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Liderët e fortë mbajnë peng demokracinë brenda partive politike në Shqipëri

Partitë tradicionale dhe ato të reja në Shqipëri vuajnë nga mungesa e garës dhe e konkurrencës së brendshme, çka sipas ekspertëve cenon demokracinë dhe pjesmarrjen e qytetarëve në politikëbërje.

1 Korrik 2024, 22:02 Nga M.B
BIRN: Liderët e fortë mbajnë peng demokracinë brenda partive
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANA- Gjergj Hani ishte një emër i panjohur në politikë, kur një vit më parë sfidoi pa sukses Lulzim Bashën në një palë zgjedhje të kontestuara për kreun e Partisë Demokratike. Hani, një ish-i përndjekur i regjimit komunist, kujton një vit më pas për teatrin që luhej gjatë fushatës.

“Nuk kam besuar asnjë çast në ndershmërinë e garës dhe e dija se nuk kisha as më të voglën mundësi për të fituar,” thotë Hani për BIRN. Gjithsesi, ai e quan motivimin e tij për të marrë pjesë si një “kryengritje të moralit”.

“Të flasësh për garë është një eufemizëm i pastër”, shtoi Hani, ndërsa theksoi se ajo nuk ishte një garë pasi “mungonte vullneti, dëshira dhe qëllimi për të sjellë ndryshimin nga ana e Bashës”.

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, partitë politike në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e garës dhe e demokracisë së brendshme. Madje sipas studiuesve të politikës, Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim krahasuar me vitet e para të tranzicionit.

“Nëse marrim dekadën e parë dhe të dytë të tranzicionit me dekadën e tretë, edhe pse janë bërë hapa maturues në konceptin e shtetit drejt demokracisë, në konceptin e funksionimit të partive politike, ne kemi bërë hapa pas,” thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike.

Ndërsa në dekadën e tranzicionit ka pasur përpjekje për kufizimin e mandateve dhe rotacionin e liderëve të partive, sipas Krasniqit në vitet e fundit mungon formalisht edhe votimi.

“Në dekadën e dytë ka pasur votime alternative, ka pasur mosmarrëveshje, krijim të partive të reja si fraksione, por ka pasur debate të brendshme dhe konkurrencë. Kurse dekada e fundit pothuajse nuk ka fare votime,” shtoi Krasniqi.

Të njëjtin mendim ndan dhe Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike. Megjithatë, Kalemaj thekson se demokracisë në Shqipëri i ka munguar thuajse krejtësisht një garë reale brenda partive politike.

“Gara reale politike në Shqipëri thuajse nuk ka ekzistuar që nga fillimi i tranzicionit demokratik”, tha ai për BIRN.

Liderë të fortë  

Kryetari i opozitës Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë më 3 mars 2023. Foto: LSA
Partitë politike janë institucione kyçe për demokracinë. Përmes konkurrencës në zgjedhje, partitë politike u ofrojnë qytetarëve një zgjedhje për qeverisjen, ndërkohë që opozita është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur qeverinë në llogaridhënie.

Prej fillimit të viteve '90, Shqipëria numëron rreth 134 parti politike të themeluara. E megjithatë, sasia nuk ka garantuar konkurrencën, pluralizmin e ideve dhe më shumë garë brenda partive politike.

Partia Socialiste, e cila qeveris vendin prej 11 vitesh, ka më shumë se 15 vjet që nuk zhvillon zgjedhje të brendshme për kryetarin. Kryetari i saj, Edi Rama e mori mandatin pas largimit të Fatos Nanos në vitin 2005 dhe u konfirmua për një mandat në vitin 2009 – viti i fundit kur Partia Socialiste u përfshi në zgjedhjet për kryetarin.

Situata në kampin tjetër është thuajse e njëjtë, ku Sali Berisha, lideri i parë i Partisë Demokratike në fillim të viteve '90 vazhdon ta drejtojë partinë edhe tre dekada më pas.  Berisha u largua formalisht nga drejtimi i Partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, por u rikthye sërish pasi ish-delfini i tij politik, Lulzim Basha e përjashtoi pas shpalljes së tij non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit. Berisha vazhdon ta drejtojë Partinë Demokratike edhe nga kushtet e arrestit shtëpiak, ku ndodhet pas akuzave të ngritura nga SPAK për vepra penale të korrupsionit. Berisha i mohon akuzat.

Partitë më të vogla ndoqën shembullin e dy partive të mëdha, duke u njohur më shumë prej kryetarëve se sa për emrin e tyre apo programin.

Sipas Krasniqit nga Instituti i Studimeve Politike, demokracia brenda partive politike është vrarë nga liderët e fortë.

“Stabilitetin e bazojmë tek liderët e fortë, dhe për sa kohë e bazojmë tek liderit e fortë, demokracia e brendshme e partive është “viktima” e radhës që paguan çmimin më të madh”, shton ai.

Krasniqi thekson se ndërsa për partinë në pushtet nuk bëhen fare zgjedhje për kryetarin, në partinë më të madhe të opozitës zgjedhjet e brendshme bëhen formalisht sipas parimit një anëtar – një votë, por rezultati i tyre kontestohet ose nuk njihet fare prej një pjese të anëtarëve.

“Tek Partia Demokratike është e njëjta situatë, ose kandidatë formalë për rivalë ose kryetarë të cilët riciklohen në mënyrë të vazhdueshme duke u rizgjedhur me gara krejtësisht formale, pavarësisht aplikimit të parimit një anëtar-një votë në parti politike, ku praktikisht nuk ka as regjistra anëtarësh, nuk ka rregulla fikse dhe nuk ka garanci për ekzistencën e fraksioneve, të cilat konsiderohen si kundërshtarë dhe jo pjesë e partisë politike,” tha Krasniqi.

Pedagogu Ilir Kalemaj vëren se mungesa e garës është edhe më akute te partitë e vogla.

“Në rastin më të mirë kanë funksionuar si parti të mirëfillta klienteliste që ekzistencën politike e kanë pasur të materializuar te marrëdhënia padron-klient, ose thjesht si parti kryetarësh ku vështirë të identifikosh ndonjë nr. 2,” tha ai.

Demokracia mungon edhe tek forcat e reja

Monopolin e kryetarëve mbi forcat politike nuk duket se po e thyejnë edhe partitë e reja, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t'u dalluar nga partitë tradicionale. Drejtuesit e partive të reja kanë premtuar demokraci të brendshme, funksionim të strukturave si dhe janë zotuar për vrasjen e kryetarokracisë.

E megjithatë, vëzhguesit e politikës në Shqipëri vërejnë se këto lëvizje të reja funksionojnë gjithashtu si parti personale.

“Kryetarët e partive të vogla në Shqipëri, dhe ata që shpesh adresojnë kritika, kanë 20 vjet ose më shumë që nuk rizgjidhen me votim, që nuk bëjnë zgjedhje formale, që nuk kanë struktura formale dhe që vazhdojnë të jenë kryetarë duke mbajtur logon dhe vulën. Fatkeqësisht e njëjta gjë po ndodh edhe në partitë e reja,” tha Krasniqi për BIRN.

Sipas tij, të gjitha janë parti të një individi dhe njihen me emrin e personit që i ka krijuar. “Ka nga këto parti të reja që nëse shihet faqja e internetit thuhet që nën/kryetari apo sekretarët propozohen nga kryetari dhe kryetari jepet me emër, adresë dhe të dhëna që praktikisht e shuan krejtësisht hapësirën për demokraci të brendshme funksionale,” vijon ai.

Kjo problematikë pranohet dhe nga politologu Ilir Kalemaj, i cili bën thirrje për ta ndryshuar këtë realitet.

“Pa ndryshuar këtë mendësi, të fillojnë të artikulojnë programe dhe ide alternative ose komplementare dhe të prezantojnë ekipe si dhe të hapin plotësisht garën, subjektet e vogla politike kanë zero shanse të rriten dhe të kthehen në parti të mëdha ose me shanse të qenësishme elektorale,” tha Kalemaj.

Krasniqi thotë se kjo sjellje e partive të reja ua ka lehtësuar punën partive të mëdha, të cilat vazhdojnë ta dominojnë politikën shqiptare.

“Kjo ka çuar vetëm në bojkot masiv të qytetarëve të moderuar dhe liberalë dhe refuzimin e tyre për t'u përfshirë në partitë politike,” përfundoi ai./ BIRN

partite politike

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje