LIVE UPDATES
Politike

PD: 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi në 11 vite, vetëm ndërtimi nuk njeh krizë

Por sipas Telitit, edhe pse nga Shqipëria njerëzit ikin, vetëm një sektor, si ndërtimi nuk njeh krizë, por vetëm rrit çmimet dhe lejet që lëshon Erion Veliaj.

1 Korrik 2024, 14:28 Nga I.A
PD: 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi në 11 vite,
Dorian Teliti

TIRANË- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, u shpreh se, nga Shqipëria gjatë 11 viteve të fundit, janë larguar 1/3 e banorëve. Por sipas Telitit, edhe pse nga Shqipëria njerëzit ikin, vetëm një sektor, si ndërtimi nuk njeh krizë, por vetëm rrit çmimet dhe lejet që lëshon Erion Veliaj.

Deklarata e Plotë:

Jetojmë në Shqipërinë e mjerimit, ku njerëzit largohen gjithnjë e më të shumtë, ku ndarja e familjeve për së gjalli është kthyer tashmë në normë, duke lënë pas cdo gjë, prindërit, të afërmit, miqtë e shokët, punën, karrierën, jetën e tyre. Të dhënat e Censusit të publikuar pak ditë më parë nuk janë reale. Sipas Eurostat, gjatë 11 viteve të fundit, largimi i shqiptarëve ka qenë masiv, mbi 900 mijë shqiptarë janë larguar dhe me konkretisht, 478 mijë shqiptare janë larguar me dokumente të rregullta, 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, dhe 311 mijë shqiptarë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Europë, pa përfshirë këtu vende si SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Australi, etj.

Ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, ekziston një sektor i cili krizë nuk njeh, përkundrazi, vazhdon të shënojë rritje marramendëse, dhe ai është sektori i ndërtimit, i betonit që derdhet lum çdo ditë e më shumë. Sipas OECD, Eurostat dhe Instat, 356 mijë banesa janë aktualisht bosh, të pabanuara, ku pjesa më e madhe e tyre nuk janë në fshatrat e braktisur apo në zona rurale, por janë në qytete, me plot 180 mijë apartamente të pabanuara. Ndërkohë që kemi kaq shumë apartamente të pabanuara, pse ndërtimi vazhdon të rritet me ritme dyshifërore? Si është e mundur që me gjithë këtë ofertë të lartë, çmimet në vend që të uleshin e të ishin më të përballueshme për familjet dhe çiftet e reja, ato rriten me shpejtësi vit pas viti? Si është e mundur që ndonëse 40% e pallateve të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë janë bosh, ndërtimi për kulla dhe pallate shumë katëshe vazhdon me ritme të larta?

Si është e mundur që nuk ka asnjë kontroll qeveritar për burimin e financimit të miliona e miliona m2 ndërtime të këtyre viteve, ndërkohë që nuk ka mbetur institucion ndërkombëtar pa ngritur shqetësimin e përdorimit të parave nga burime të dyshimta apo të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit? Ka vetëm një shpjegim, qe i gjithë ky operacion “quasi spastrimi” të shqiptarëve dhe kthimin e vendit në një arenë pastrimi parash në sektorin e ndërtimit, janë politikë e vetë qeverisë, e konceptuar, menaxhuar, sponsorizuar po nga vetë qeveria në fuqi, me qëllimin okult të largimit të shqiptarëve nga vendi dhe mbretërimi përjetësisht në pushtet njësoj si paraardhësit e tyre të regjimit komunist. Ndaj, te gjithëve ne na lind një detyrë, një përgjegjësi e madhe për ti thënë ndal shpopullimit, ndal largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre! Ndaj të gjithë të bashkuar, në 11 korrik, të protestojmë për një Shqipëri normale, për një Shqipëri që i shërben njeriut, për një Shqipëri të konkurrencës së lirë e të ndershme, për një Shqipëri ku me zgjedhje të lira e të ndershme të jeni ju dhe vetëm ju qytetare që vendosni mbi të ardhmen e vendit.

dorian teliti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet