LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

Ministria e Brendshme komandoi fillimisht Ferdinand Tarazhin në detyrën e kryeadministratorit të AAPSK, por komandimi i tij u tërhoq mbrapsht pasi ish-deputeti i opozitës, Belind Këlliçi denoncoi marrëdhënien e tij të punës me kompaninë “Integrated Energy” që menaxhonte landfillin e Sharrës.

12 Shkurt 2024, 18:45 Nga h.k
BIRN: Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga
Foto ilustruese

TIRANË-Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK – e cila administron pronat e sekuestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri ndërroi dy drejtues brenda një ore të hënën.

Ministria e Brendshme komandoi fillimisht Ferdinand Tarazhin në detyrën e kryeadministratorit të AAPSK, por komandimi i tij u tërhoq mbrapsht pasi ish-deputeti i opozitës, Belind Këlliçi denoncoi marrëdhënien e tij të punës me kompaninë “Integrated Energy” që menaxhonte landfillin e Sharrës.

“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar”, deklaroi Këlliçi për mediat, duke e akuzuar Tarazhin për lidhje me Mirel Mërtirin dhe gjendjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit.

Kompania koncesionare “Integrated Energy” BV SPV e mandatuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një inceneratori në Tiranë u sekuestrua në fund të korrikut 2023 dhe administrohet prej asaj kohe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pronarët faktikë të “Integrated Energy” janë dy biznesmenët në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash edhe me dy kompanitë e tjera të inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier.

I pyetur nga BIRN për komandimin në krye të Agjencisë të Tarazhit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, la të kuptohej se urdhri i komandimit të tij kishte qenë në fuqi më pak se një orë dhe ishte ndryshuar për shkak të konfliktit të interesit në dukje.

Balla shtoi se kishte komanduar më pas në krye të Agjencisë Idriz Haxhiajn, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Balla megjithatë këmbënguli se ai kishte firmosur vetëm komandimin e Haxhiajt.

“Vetëm këtë urdhër kam bërë unë”, tha ministri, ndërsa shtoi se pozicioni do i nënshtrohej një konkurrimi të hapur dhe drejtori i ri i përhershëm do të dilte nga ky konkurrim i hapur.

Tarazhi – gjithashtu një nëpunës karrierë në Ministri të Brendshme, pranoi për BIRN se kishte punuar vetëm një muaj për kompaninë “Integrated Energy” BV SPV para se ajo të vendosej në sekuestro nga SPAK.

Tarazhi mohoi që ai ishte të ishte punësuar nga Mërtiri.

“Nuk më ka emëruar Mërtiri, nuk e njoh Mërtirin. Më ka emëruar administratori holandez,” tha Tarazhi përmes një bisede telefonike.

Landfilli i Sharrës është pjesë e kontratës koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Integrated Energy B.V SPV dhe vendi ku depozitohen mbetjet urbane të zonës më të populluar të Shqipërisë – përfshirë bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Që prej nënshkrimit të kontratës me qeverinë, kompania “Integrated Energy” ka arkëtuar rreth 100 milionë euro nga depozitimi i mbetjeve urbane dhe i dherave, por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë.

edi rama taulant balla inceneratori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj